Fjalori
PARAQIT

PARAQÍT vep., ~A, ~UR kal. 1. Nxjerr dhe i tregoj dikujt një shkresë, një dokument etj., për t’i dëshmuar se e kamrregull, se më takon një e drejtë etj.; e sjell diçka si dëshmi, e jap si provë. I paraqiti letërnjoftimin (vërtetimin). Paraqitni biletat! Paraqiti dëshmi (prova, argumente). Paraqiti si arsye...
2. I vë përpara a i jap dikujt diçka për ta parë, për ta shqyrtuar, për të dhënë një mendim për të etj.; ia bëjnjohur për ta plotësuar a për ta zgjidhur; parashtroj. I paraqiti një lutje (një kërkesë). Paraqiti raportin. Paraqiti projektligjin. Ia paraqiti për nënshkrim (për miratim). Ia paraqiti çështjen gjyqit. Paraqiti dorëheqjen. I paraqit forcën dikujt i bëjnjohur një eprori numrin e ushtarëve ose të njerëzvetjerërreshtuar për të filluar stërvitjen, ushtrimet, parakalimin etj.
3. libr. I shpreh dikujt një ndjenjë ose i tregoj qëndrimin tim. I paraqiti dashurinë. I paraqiti nderimet (falënderimet). I paraqit ngushëllimet e mia.
4. Ua tregoj për ta parëpranishmëve, vizitorëve, shikuesve etj. një vepër, një prodhim, një shfaqje etj.; u bëjnjohura me pak fjalë disadhëna për një vepër a për një program; tregoj. Paraqiti një libër të ri. Paraqiti programin.
5. Përshkruaj me gojë a me shkrim dikë a diçka, e tregoj si është; shtjelloj; e jap diçka nëpërmjet një vepre artistike. E paraqiti hollësisht (me pak fjalë). E ka paraqitur drejt (bukur). Varet si ta paraqitësh çështjen.
6. Bëjnjohur dikë me një tjetërpranishëm a me një rreth shoqëror, duke thënë emrin e tij, profesionin, detyrën etj.; e njoh dikë me një tjetër për herëparë. Ia paraqiti i vëllai. E paraqit veten për... hiqet, e mban veten për...
7. E propozoj dikë si kandidat për një punë, për t’u zgjedhur në një organ etj.; bëj një propozim. Paraqitën kandidatët për deputetë. Paraqiti kandidaturën e tij.
8. vet. v. III Ka, nxjerr, përmban. Paraqit vështirësi (pengesa). Nuk paraqit rrezik.
Sin.: qit (qis), qes, tregoj, nxjerr, jap, bëj, shfaq, parashtroj, shtroj, shpalos, sjell, tregoj, vë, demonstroj, prezantoj, shpreh, pasqyroj, njoh, kam, rrëfej, shtjelloj, hap, përshkruaj.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PARAQES
PARAQES

PARAQ/ÉS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. Paraqit.


Rezultate të ngjashme

►PARAQÍT/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Shkoj te dikush që më ka kërkuar; vete në vendin e punës a diku tjetër ku duhet të jem në një kohë të caktuar; shkoj diku për të marrë pjes…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAQÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur paraqit ose kur paraqitem. Paraqitja e dokumenteve. Paraqitja në punë (në detyrë). Paraqitja e natyrës në pikturë. Paraqitja e lëndës së…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAQÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. I hijshëm nga pamja e jashtme, me pamje tërheqëse; i pashëm. Burrë i paraqitshëm.2. Që mund të paraqitet a të shfaqet para të tjerëve a diku; i eks…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAQÍTUR (i, e) mb. I shpalosur, i ekspozuar. Materiali i paraqitur. Dokumentet e paraqitura.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAQÍTUR,~IT (të) as. Paraqitje. Ka të bëjë edhe mënyra e të paraqiturit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAQÍTËS,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që paraqit një shkresë, një dokument etj. Paraqitësi i lutjes (i kërkesës). I jepet (i dorëzohet) paraqitësit. 2. Ai që paraqit programin në një sh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAQÍTËS,~E mb. Që jep me pak fjalë e në mënyrë përshkruese, pa analizë kritike, përmbajtjen e një vepre, të një programi artistik etj. Artikull paraqitës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAQÍTËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që paraqit një shkresë, një dokument etj. Paraqitësja e përfundimeve të testit.2. Ajo që paraqit programin në një shfaqje (në festival, në kon…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAQÍELLZ,~A f., anat. Pjesa e zgavrës së gojës midis dhëmbëve dhe qiellzës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAQIELLZÓR,~E mb., gjuh. Që nyjëtohet në paraqiellz; trysur, alveolar. Bashkëtingëllore paraqiellzore.Sin.: alveolar, trysur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.