Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARAPROGRAMÚAR (i e) mb. 1. Që është paraprogramuar që të funksionojë në një mënyrë a në një kohë të caktuar (një sistem, një sistem etj.). Kontrollues i paraprogramuar. Ndryshimi i parametrave të paraprogramuar.
2. Që është programuar se kur e si të kryhet një punë, një veprimtari etj. Proces i paraprogramuar. Krizë (ndodhi) e paraprogramuar.
PARAPROGRAM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Programoj paraprakisht një pajisje, një sistem etj. që të funksionojë në një mënyrë ose në një kohë të caktuar, zakonisht para se dikush ta përdorë a ta blejë. Paraprogramoj procesin e prodhimit të kompjuterave.
2. Programoj paraprakisht planin e një pune, të një veprimtarie etj. Paraprogramojnë fluturimin e radhës për në Hënë. E kishte paraprogramuar lëvizjen.
PARAPRÁK,~E mb. 1. Që bëhet me kohë për të qenë i gatshëm për një punë a për t’i dalë përpara diçkaje, por zakonisht nuk bëhet në mënyrë të thelluar; që është i nevojshëm për diçka…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPR/ÉS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. Përcaktoj vendin ose pikën ku do të arrijë dikush a diçka që lëviz për ta ndaluar ose për ta goditur aty; i dal përpara. Parapret shenjën (usht.).
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARAPRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RUR pës. e PARAPRÍJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÍ/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. I tregoj rrugën duke ecur përpara, i prij përpara një vargu njerëzish, makinash etj., udhëheq. U paraprinte një njohës i mirë i vendit. 2. kal. dhe…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÍJËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që paraprin. Paraprijësi i turistëve. Paraprijës në sportet komerciale.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÍJËS,~E mb. 1. Që prin rrugën, që u prin një vargu njerëzish, makinash etj. 2. Që është drejtpërdrejt përpara një tjetri në një renditje ose në një radhë. Fjalia paraprijëse …
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÍRJ/E,~A f. 1. Veprimi kur paraprij ose kur paraprihem. Paraprirja do dhe përgatitje. 2. Udhëheqje.3. Udhërrëfim.4. Parathënie.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÍRË (i, e) mb. Që është paraprirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gardh, ledh a pengesë tjetër që ngrihet për të ndalur vërshimin e ujërave, rrëzimin e dherave ose kalimin e diçkaje tjetër. Paraprita në përrenj (në…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÓV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Provë paraprake për të vlerësuar diçka. Paraprovë për kontrolluar dijet për një temë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë