Fjalori
PARAPRIRJE

PARAPRÍRJ/E,~A f. 1. Veprimi kur paraprij ose kur paraprihem. Paraprirja do dhe përgatitje.
2. Udhëheqje.
3. Udhërrëfim.
4. Parathënie.


Rezultate të ngjashme

PARAPRÁK,~E mb. 1. Që bëhet me kohë për të qenë i gatshëm për një punë a për t’i dalë përpara diçkaje, por zakonisht nuk bëhet në mënyrë të thelluar; që është i nevojshëm për diçka…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAPR/ÉS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. Përcaktoj vendin ose pikën ku do të arrijë dikush a diçka që lëviz për ta ndaluar ose për ta goditur aty; i dal përpara. Parapret shenjën (usht.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

►PARAPRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RUR pës. e PARAPRÍJ.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAPRÍ/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. I tregoj rrugën duke ecur përpara, i prij përpara një vargu njerëzish, makinash etj., udhëheq. U paraprinte një njohës i mirë i vendit. 2. kal. dhe…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAPRÍJËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që paraprin. Paraprijësi i turistëve. Paraprijës në sportet komerciale.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAPRÍJËS,~E mb. 1. Që prin rrugën, që u prin një vargu njerëzish, makinash etj. 2. Që është drejtpërdrejt përpara një tjetri në një renditje ose në një radhë. Fjalia paraprijëse …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAPRÍRË (i, e) mb. Që është paraprirë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAPRÍTJ/E,~A f., usht. 1. Veprimi kur parapres. Parapritje anësore. I bëri parapritjen. Qitje me parapritje.2. Rrjedhimi i veprimit kur parapres. Madhësia e parapritjes. Qitje me…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAPRÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gardh, ledh a pengesë tjetër që ngrihet për të ndalur vërshimin e ujërave, rrëzimin e dherave ose kalimin e diçkaje tjetër. Paraprita në përrenj (në…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAPRÓV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Provë paraprake për të vlerësuar diçka. Paraprovë për kontrolluar dijet për një temë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.