Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARAPRÍ/J vep., ~VA, ~RË 1. kal. I tregoj rrugën duke ecur përpara, i prij përpara një vargu njerëzish, makinash etj., udhëheq. U paraprinte një njohës i mirë i vendit.
2. kal. dhe jokal., vet. v. III Vjen përpara diçkaje tjetër në kohë. Fushatën e paraprinë përgatitje të gjithanshme. Letërsia që paraprin atë të Rilindjes.
3. kal., vet. v. III Gjendet përpara diçkaje tjetër në radhë, vjen më parë. Veprën e paraprin një hyrje e gjerë teorike.
4. fig., jokal. Jam në krye të një pune, të një veprimtarie, të një gare, të një parakalimi etj., eci në ballë të të gjithë të tjerëve, udhëheq. Paraprin atletika.
5. fig., jokal., vet. v. III Është më përpara dhe i tregon rrugën diçkaje tjetër, ecën më përpara si udhërrëfyes. Shkenca duhet t’i paraprijë prodhimit.
✱Sin.: prij, udhëheq, pararend.
PARAPRÍJËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që paraprin. Paraprijësi i turistëve. Paraprijës në sportet komerciale.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÍJËS,~E mb. 1. Që prin rrugën, që u prin një vargu njerëzish, makinash etj. 2. Që është drejtpërdrejt përpara një tjetri në një renditje ose në një radhë. Fjalia paraprijëse …
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÁK,~E mb. 1. Që bëhet me kohë për të qenë i gatshëm për një punë a për t’i dalë përpara diçkaje, por zakonisht nuk bëhet në mënyrë të thelluar; që është i nevojshëm për diçka…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPR/ÉS vep., ~ÍTA, ~ÍTUR kal. Përcaktoj vendin ose pikën ku do të arrijë dikush a diçka që lëviz për ta ndaluar ose për ta goditur aty; i dal përpara. Parapret shenjën (usht.).
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARAPRÍ/HEM jovep., ~VA (u), ~RUR pës. e PARAPRÍJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÍRJ/E,~A f. 1. Veprimi kur paraprij ose kur paraprihem. Paraprirja do dhe përgatitje. 2. Udhëheqje.3. Udhërrëfim.4. Parathënie.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÍRË (i, e) mb. Që është paraprirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÍTJ/E,~A f., usht. 1. Veprimi kur parapres. Parapritje anësore. I bëri parapritjen. Qitje me parapritje.2. Rrjedhimi i veprimit kur parapres. Madhësia e parapritjes. Qitje me…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÍT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gardh, ledh a pengesë tjetër që ngrihet për të ndalur vërshimin e ujërave, rrëzimin e dherave ose kalimin e diçkaje tjetër. Paraprita në përrenj (në…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPRÓV/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Provë paraprake për të vlerësuar diçka. Paraprovë për kontrolluar dijet për një temë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë