Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARAPÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që mund të parashihet; që mund të parashikohet. Proces i parapashëm. Të papritura të parapashme të politikës.
PARAPAGÉS/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Shumë të hollash që paguhen për një send a mall para se të merret në dorë ose për një punë para se të jetë bërë, parapagim. I dha parapagesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPAGÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi parapaguaj dikë për diçka ose kur parapaguhem; kund. prapapagim. Parapagimi i rrogës. Parapagimi i qirasë. 2. Parapagesë.✱Sin.: parapagesë, p…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPAG/ÚAJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E paguaj që më parë diçka a dikë, jap parapagesën; kund. prapapaguaj. Ia parapaguan rrogën. Parapagoi qiranë. E parapagoi për punën që i bëri.✱Sin…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPAGÚAR (i, e) mb. Që është parapaguar; kund. i prapapaguar. Shuma e parapaguar. Mall i parapaguar.✱Sin.: i kaparuar, i kaparosur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPÁMËS,~I m. sh. ~, ~IT fig. Ai që sheh para, paraparës; largpamës, vizionar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPÁMËS,~E mb., fig. Që sheh para, paraparës; largpamës, vizionar.✱Sin.: paraparës, largpamës, vizionar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPÁRA,~T (të) f. vet. sh., fin. Shpenzimet e parashikuara në buxhet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPÁRË (i, e) mb. I parashikuar. Detyra të parapara. Sasia e paraparë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPÁRËS,~I m. sh. ~, ~IT Parapamës, largpamës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAPÁRËS,~E mb. Parapamës, largpamës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë