Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARANYJËZÍM,~I m., gjuh. 1. Veprim kur paranyjëzohet një fjalë. Paranyjëzimi i pjesores së gjuhës shqipes (i emrave). Në gjuhën shqipe ka gjashtë mënyra të formimit të fjalëve: prejardhja, përbërja, përngjitja, paranyjëzimi, ndërrimi i kategorisë leksiko-gramatikore dhe formim i përzier.
2. Rrjedhimi kur paranyjëzohet një fjalë. Paranyjëzimi i pjesores (i emrave).
►PARANYJËZ/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., pës., vet. v. III e PARANYJZÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARANYJËZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR gjuh., kal. I vë një nyjë të përparme, i vë para një nyjë, duke e kthyer në mbiemër të nyjshëm. Shqipja i paranyjëzon të gjitha pjesoret e foljeve k…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARANYJËZÚAR (i, e) mb., gjuh. Që është paranyjëzuar. Pjesore e paranyjëzuar. Emra të paranyjëzuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARANYJËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., gjuh. Që mund të paranyjëzohet; kund. i prapanyjëzueshëm. Pjesoret e foljeve jokalimtare në shqipe mund të jenë edhe të paranyjëzueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë