Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARANDALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parandaloj dikë a diçka. Parandalimi i sëmundjes (i gabimeve, i krimeve).
2. mjek. Tërësia e masave që merren më parë për të ndaluar shfaqjen a zhvillimin e mëtejshëm të sëmundjeve; profilaksi.
✱Sin.: shmangie, mënjanim, profilaksi.
PARANDAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Marr masa që më parë për të ndaluar diçka të keqe që të shfaqet a të zhvillohet më tej. Masa për të parandaluar një sëmundje. Puna për të parandal…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARANDÉJ ndajf., krahin. Më përpara, më parë. Parandej takoheshin më shpesh.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARANDÉJM/Ë (i), ~E (e) mb. I mëparshëm. Marrëdhëniet e parandejme ishin fort më të mira.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARANDÉR vep., ~A, ~UR kal. Tendos paraprakisht shufrat prej hekuri brenda një hapësire që do të betonohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARANDÉR/ET jovep., ~ (u), ~UR pës., vet. v. III e PARANDÉR.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARANDÉRJ/E,~A f., tek. Tendosje paraprake që u bëhet shufrave prej hekuri brenda një pjese prej betoni për ta bërë më të qëndrueshme. Shtylla me paranderje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARANDÉRË (i, e) mb., tek. Që është paranderë. Pjesë të parandera.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAND/ÍEJ vep., ~JÉVA, ~ÍER kal. E ndiej që më parë se do të ndodhë a se do të vijë diçka, kam një parandjenjë. E parandjeu rrezikun (fatkeqësinë). E parandienin krizën.✱Sin.: ndi…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARANDÍS vep., ~A, ~UR kal. Turpëroj, njollos. Nuk e parandisi sojin e vet.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARANDÍS/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Turpërohem, njollosem.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë