Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARAMENDÚAR (i, e) mb. Që është menduar dhe shoshitur mirë që më përpara; që është bërë me paramendim. Veprime të paramenduara. Plan i paramenduar. Vrasje e paramenduar (drejt.).
✱Sin.: i parallogaritur, i shoshitur, i rrahur, i shqyrtuar, i qëllimshëm, i paracaktuar, i paravendosur.
PARAMEND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Rrah mirë e mirë në mendje diçka para se të flas; e mendoj me kujdes e me hollësi që më parë një veprim, duke parashikuar pak a shumë edhe përfundimin e pasojat, parashikoj. E paramendoi përfundimin e diçkaje. E kishte paramenduar që ashtu do të ndodhte.
2. E përgatit mirë me mend e me të gjitha hollësitë diçka të keqe kundër një tjetri. E kishte paramenduar vrasjen.
3. Përfytyroj. E paramendonte njeri shumë gazmor.
✱Sin.: parashikoj, përgatit, përfytyroj, shqyrtoj, rrah, shoshit, trajtoj parashikoj, paracaktoj, paravendos, thur, kurdis.
PARAMENDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur paramendoj dikë a diçka.2. Mendim i formuar që më parë për dikë a për diçka, sipas të cilit veprojmë (zakonisht në dëm të të tjerëve). 3…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARAMEND/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Mendohem me kujdes e me hollësi që më parë për një veprim, duke parashikuar pak a shumë edhe përfundimin e pasojat. 2. vetv. Përgati…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAMEND/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Rrah mirë e mirë në mendje diçka para se të flas; e mendoj me kujdes e me hollësi që më parë një veprim, duke parashikuar pak a shumë edhe përf…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAMENDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. I parashikueshëm. Justifikimi i paramendueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAMESDÍT/Ë,~A f. Koha para mesditës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAMETRÍK,~E mb. Parametror.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAMETRÓR,~E mb. Që ka të bëjë me parametrin, i parametrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT 1. mat. Madhësi që ruan vlerën e saj të pandryshueshme vetëm në kushtet e një detyre a të një problemi të dhënë. Parametri i ekuacionit. Parametri i…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë