Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►PARALIZ/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. mjek., vetv. Humbas aftësinë për të lëvizur gjymtyrët a një pjesë të trupit; vet. v. III e zë paraliza një gjymtyrë a një organ, ngrin. Iu paralizua krahu (këmba). I është paralizuar gjysma e trupit.
2. fig., vetv., vet. v. III Ndërpret veprimtarinë e gjallë e zhvillimin, ngec në vend. U paralizua puna. U paralizua ekonomia. U paralizua jeta e vendit.
3. fig., vetv. Humbas mundësinë të veproj lirisht, mbërthehem keq. U paralizuan krejt.
4. pës. e PARALIZÓJ.
✱Sin.: galacohem, mpihem, gozhdohem, bllokohem, pikohem, damllosem, shitohem, shuplakem, shkelem, thahem, rrëgjohem, rëndohem, ngecem, mbërthehem.
PARALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek., zakon. v. III Bën që të humbasë aftësinë për të lëvizur dhe ndjeshmërinë ndaj ngacmuesve të jashtëm, ia mbërthen në vend një organ a një pjesë të trupit; i shkakton paralizë. I paralizoi krahun (këmbën).
2. fig., vet. v. III Ia ndërpret veprimtarinë e gjallë, zhvillimin e përparimin në një fushë, e ndal në vend, e bën të ngecë. E paralizoi ekonominë (industrinë). Paralizoi qarkullimin (lëvizjen, tregtinë).
3. fig. I heq mundësinë të veprojë lirisht, e mbërthej në vend. I kishte paralizuar frika.
✱Sin.: mpij, gozhdoj, bllokoj, ngrij, damllos, shitoj, nguros, shuplak, shkel, ndal, ngec, mbërthej.
PARALIGJÓR,~E mb., drejt. Që ka të bëjë me këshillim ligjor a ndihmë juridike parësore falas, zakonisht për të drejtat e qytetarëve dhe për shkeljet e tyre të mundshme. Institucion…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALÍNDJ/E,~A f. 1. Koha para se gruaja shtatzënë të lindë fëmijën; kund. paslindje. Periudha e paralindjes. Leja e paralindjes. 2. Lindje para kohe e një fëmije.3. Dhomë e posaçm…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALÍNDUR (i, e) mb. Që ka lindur më parë se një tjetër ose se të tjerët; që është prind, gjysh a gjyshe (në krahasim me bijtë a bijat, nipërit e mbesat); kund. i paslindur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALÍNDUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që ka lindur më parë se një tjetër ose se të tjerët; ajo që është prind a gjyshe (në krahasim me bijtë a bijat, nipërit e mbesat). E paral…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALÍNDUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që ka lindur më parë se një tjetër ose se të tjerët; ai që është prind, a gjysh (në krahasim me bijtë a bijat, nipërit e mbesat). Të paralin…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALITÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Ai që është goditur nga paraliza, ai që është paralizuar pjesërisht a tërësisht. Paralitikët kanë nevojë për shumë shërbime.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALITÍK,~E mb. 1. mjek. Që ka të bëjë me paralizën, i paralizës. Shfaqje paralitike e sëmundjes. 2. mjek. Që është i sëmurë nga paraliza. Plak paralitik. 3. fig. Që ka ngecur në …
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur paralizoj dikë ose kur paralizohem. Paralizimi i muskujve.2. Gjendja kur paralizoj dikë ose kur paralizohem. Paralizimi i krahut (i këmbë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. mjek., zakon. v. III Bën që të humbasë aftësinë për të lëvizur dhe ndjeshmërinë ndaj ngacmuesve të jashtëm, ia mbërthen në vend një organ a një …
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALÍZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. mjek. Humbje e plotë ose e pjesshme e aftësisë së një gjymtyre a të një organi për të lëvizur, për të vepruar e për të ndier, e cila shkaktohet nga n…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë