Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARALELEPIPÉD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjeom. Trup gjeometrik me gjashtë faqe dy nga dy paralele, baza e të cilit është katërkëndësh kënddrejtë ose një paralelogram. Vëllimi i paralelepipedit. Faqet e paralelepipedit.
PARALÉL,~I m. sh. ~E, ~ET gjeogr. Secili nga rrathët e përfytyruar të lëmshit të Tokës, që shkojnë paralel me ekuatorin në të dy anët e tij deri te polet dhe që shërbejnë për të pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALÉL,~E mb. 1. gjeom. Që ndodhet në të njëjtin rrafsh e ballë për ballë me një tjetër, duke i pasur të gjitha pikat të baraslarguara prej tij dhe që nuk takohet me të sado të zg…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. gjeom. Vijë a drejtëz paralele me një tjetër. Heq (vizatoj) një paralele. 2. Klasë paralele në një shkollë. Paralelja A. Nxënësit e të dyja paralele…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALELÍSHT ndajf. 1. Në një vijë a në një drejtim paralel me një tjetër. Shkon paralelisht me bregun. 2. fig. Krahas e njëkohësisht me një tjetër; në të njëjtën shkallë, sasi, mën…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALELÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. gjeom., vet. nj. Të qenët e dy a më shumë vijave ose rrafsheve paralel ndërmjet tyre. 2. Zhvillimi i dy a më shumë dukurive, veprimeve etj. të …
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALELOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET gjeom. Katërkëndësh që i ka brinjët e përkundërta dy nga dy paralele e të barabarta. Sipërfaqja e paralelogramit. Brinjët e paralelogramit..
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALELÓR,~E mb. Paralel.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALELËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët paralel, paralelizëm. Nuk kanë lidhje gjenetike, por vërehet një paralelësi, që bie dukshëm në sy.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALETRÁR,~E mb., gjuh 1. Që ka të bëjë me kohën para se të shkruhej një gjuhë, që i përket kësaj kohe, i kësaj kohe. Periudha paraletrare. 2. Që ka të bëjë me periudhën para form…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARALETËRSÍ,~A f., libr. Krijim letrar që është afër të folurit të zakonshëm, krijim letrar që ka të bëjë me publicistikën a gazetarinë. Gazetaria si paraletërsi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë