Fjalori
PARALELE

PARALÉL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. gjeom. Vijë a drejtëz paralele me një tjetër. Heq (vizatoj) një paralele.
2. Klasë paralele në një shkollë. Paralelja A. Nxënësit e të dyja paraleleve.
3. sport., vet. sh. Vegël gjimnastikore me dy drurë paralelë të mbështetur mbi katër këmbë, ku bëhen ushtrime duke përdorur kryesisht forcën e krahëve. Paralele të shkallëzuara. Ushtrimeparalele.
4. fig., libr. Ngjarje a dukuri e ngjashme me një tjetër, që mundshërbejë për krahasim. Paralele historike. I gjeti një paralele.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PARALEL
PARALEL

PARALÉL,~I m. sh. ~E, ~ET gjeogr. Secili nga rrathët e përfytyruarlëmshitTokës, që shkojnë paralel me ekuatorin në të dy anët e tij deri te polet dheshërbejnë për të përcaktuar gjerësinë gjeografike. Paralelet dhe mesditësit. Shqipëria është ndërmjet paraleleve 39 gradë e 38 minuta edhe 42 gradë e 39 minutagjerësisë veriore.

PARALEL

PARALÉL,~E mb. 1. gjeom. ndodhet në të njëjtin rrafsh e ballë për ballë me një tjetër, duke i pasurgjitha pikat të baraslarguara prej tij dhe që nuk takohet me të sadozgjatet më tej. Drejtëza (vija) paralele. Plane paralele. Brinjë (faqe) paralele.
2.ndodhet a që zgjatet krahas një tjetri pak a shumë në po atë drejtim dhe me po atë largësi ndërmjet. Rrugë paralele.
3.zhvillohet a që bëhet në të njëjtën kohë me një tjetër, që bëhet krahas me një tjetër a njëkohësisht me të; që është i ngjashëm a që përputhet me një tjetër. Punë paralele. Studime paralele. Lidhje paralele (elektr.).
4.bënnjëjtën punë a veprimtari me një tjetër. Klasë paralele. Linja prodhimi paralele.
5.bëhet ndërmjet njerëzve, të cilët janë të së njëjtës shkallë a detyrë. Kontroll paralel.
6. si ndajf. Paralelisht. Punojnë paralel. I bën dy punë paralel. Ecin (shkojnë) paralel.


Rezultate të ngjashme

PARALELEPIPÉD,~I m. sh. ~Ë, ~ËT gjeom. Trup gjeometrik me gjashtë faqe dy nga dy paralele, baza e të cilit është katërkëndësh kënddrejtë ose një paralelogram. Vëllimi i paralelepip…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARALÉL,~I m. sh. ~E, ~ET gjeogr. Secili nga rrathët e përfytyruar të lëmshit të Tokës, që shkojnë paralel me ekuatorin në të dy anët e tij deri te polet dhe që shërbejnë për të pë…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARALÉL,~E mb. 1. gjeom. Që ndodhet në të njëjtin rrafsh e ballë për ballë me një tjetër, duke i pasur të gjitha pikat të baraslarguara prej tij dhe që nuk takohet me të sado të zg…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARALELÍSHT ndajf. 1. Në një vijë a në një drejtim paralel me një tjetër. Shkon paralelisht me bregun. 2. fig. Krahas e njëkohësisht me një tjetër; në të njëjtën shkallë, sasi, mën…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARALELÍZ/ËM,~MI m. sh. ~MA, ~MAT 1. gjeom., vet. nj. Të qenët e dy a më shumë vijave ose rrafsheve paralel ndërmjet tyre. 2. Zhvillimi i dy a më shumë dukurive, veprimeve etj. të …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARALELOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET gjeom. Katërkëndësh që i ka brinjët e përkundërta dy nga dy paralele e të barabarta. Sipërfaqja e paralelogramit. Brinjët e paralelogramit..

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARALELËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët paralel, paralelizëm. Nuk kanë lidhje gjenetike, por vërehet një paralelësi, që bie dukshëm në sy.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARALETRÁR,~E mb., gjuh 1. Që ka të bëjë me kohën para se të shkruhej një gjuhë, që i përket kësaj kohe, i kësaj kohe. Periudha paraletrare. 2. Që ka të bëjë me periudhën para form…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARALETËRSÍ,~A f., libr. Krijim letrar që është afër të folurit të zakonshëm, krijim letrar që ka të bëjë me publicistikën a gazetarinë. Gazetaria si paraletërsi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.