Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARAKAL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. jokal. Kaloj bashkë me të tjerë në mënyrë të organizuar, para një tribune zakonisht në rresht e me rregull, në raste festash kombëtare, përvjetorësh etj.; marr pjesë në një parakalim. Parakalon ushtria. Parakalojnë sportistët. Parakalojmë me hap ushtarak.
2. kal. Shpejtoj dhe i dal përpara një njeriu, një makine, një karroce etj. që ecën në të njëjtin drejtim. E parakaloi makinën (biçikletën.)
PARAKALÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur parakaloj dikë a diçka ose parakalohet dikush a diçka. Ndalohet parakalimi me automjet! 2. Ecja e organizuar, zakonisht në rreshta, e pun…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARAKAL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e PARAKALÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAKALÚAR (i, e) mb. Që është parakaluar. Makinë e parakaluar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAKALÚES,~E mb. Që bën një parakalim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAKALÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën një parakalim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAKALÚES/E,~JA f. sh. ~E,~ET Ajo që bën një parakalim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAKAMBRIÁN,~E mb. Që ka të bëjë me parakambrianin, i parakambrianit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAKAMBRIÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Periudha para kambrianit, që fillon me formimin e sistemit tonë diellor para 4.5 miliardë vjetësh, e mbaron me fillimin e Kambrianit, 540 milionë vje…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAKANCERÓZ,~E mb., mjek. Që ka të bëjë me gjendjen e qelizave jonormale, të cilat kthehen në kanceroze, nëse nuk trajtohen.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAKAPITALÍST,~E mb. Që ka të bëjë me epokën para kapitalizmit, që lidhet me periudhën para se kapitalizmi t’i zinte vendin feudalizmit; që i përket kësaj periudhe. Shoqëria (ekon…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë