Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARÁJS/Ë,~A f. 1. fet. Vend shumë i bukur në qiell, ku jetojnë në lumturi shpirtrat e të vdekurve që nuk kanë bërë mëkate në të gjallë; kund. ferr. Ferri dhe parajsa. Më mirë në ferr me shokë, sesa në parajsë vetëm. (fj. u.).
2. fig., bised. Vend i bukur dhe i begatë, vend ku mund të jetojë njeriu me të gjitha të mirat, i qetë dhe i lumtur. Parajsë tokësore. E bënë vendin parajsë. Ka gjetur parajsën.
3. Kushte jetese ose pune shumë të mira, pa asnjë shqetësim e mungesë.
✱Sin.: xhenet, qiell.
PARAJSËRÍ,~A f., libr. 1. Të qenët në parajsë.2. Të jetuarit si në parajsë. Të paarritshëm në parajsërinë e tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAJSÍM,~I m sh. ~E, ~ET libr. 1. Veprimi kur parajsoj ose kur parajsohet dikush a diçka. 2. Rrjedhimi kur parajsoj ose kur parajsohet dikush a diçka. Libri është parajsim i luftë…
Shfaq përkufizimin e plotë →►PARAJS/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR libr., pës., vet. v. III e PARAJSÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAJS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. libr., jokal. Ikën në parajsë dikush që vdes. 2. fig., kal. I krijoj kushtet për të jetuar i lumtur e pa telashe a si në parajsë. Mëtim për t’i parajs…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAJSÓR,~E mb. Që ka të bëjë me parajsën; që i përket parajsës, i parajsës. Ag parajsor.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARAJSÚAR (i, e) mb. Që është parajsuar. Botë e parajsuar. Nuk ka asgjë më të parajsuar sesa një darkë familjare rreth tavolinës së ngrënies.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë