Fjalori
PARAFABRIKAT

PARAFABRIKÁT,~I m. sh. ~E, ~ET ndërt. Pjesë ndërtese, ure etj. që përgatitetparë në një fabrikë, në një kantier. Shtëpi (ndërtim) me parafabrikate. Përgatitja e parafabrikateve.


Rezultate të ngjashme

PARAFABRIKÍM,~I m., ndërt. Veprimi kur parafabrikoj diçka ose kur parafabrikohet diçka; parapërgatitje. Parafabrikimi i mureve (i harqeve).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAFABRIK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR ndërt., kal. Përgatit parafabrikate për t’i përdorur të gatshme gjatë ndërtimit; parapërgatit. Parafabrikojnë pllaka muresh.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAFAJËSÍM,~I m. Veprimi kur parafajësoj ose kur parafajësohem. Tërë inskenimi bëhej për parafajësimin e mbllaçitur me qindra herë të shqiptarëve të Kosovës si terroristë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAFAJËS/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Fajësoj dikë para kohe, fajësoj dikë para se të sqarohet e vërteta.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAFAJËSÚAR (i, e) mb. Që është parafajësuar. Njerëz të parafajësuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAFAJËSÚES,~E mb. Që parafajëson dikë. Akuzë (propagandë) parafajësuese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAFALTÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pjesa hyrëse e kishës, ku vendoset ikona e shenjtit, mbajtëset e qirinjve të ndezur, si dhe një tavolinë ku shiten qirinj; parakishë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAFÁNGO,~JA f. sh. ~, ~T tek. Fletë e metaltë, që mbulon nga sipër rrotën e makinës, të biçikletës etj. dhe që shërben për ta mbrojtur, për të penguar ndotjen nga balta etj. Para…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAFAZÍ,~A f. Çrregullim i të folurit që vjen nga dëmtimi i trurit e që shfaqet me ngatërrimin e fjalëve dhe me fjali të pakuptimta.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARAFAZÍK,~E mb. Që ka të bëjë me parafazinë, i parafazisë. Gabimet parafazike.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.