Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARADOKSÁL,~E mb., libr. 1. Që bie në kundërshtim me mendimin e përgjithshëm a me përvojën e zakonshme, që ka natyrën e një paradoksi. Ide paradoksale. Arsyetim paradoksal.
2. I papritur dhe jo i zakonshëm, i çuditshëm dhe i pabesueshëm. Ngjarje paradoksale. Rast paradoksal. Duket paradoksale.
✱Sin.: i pazakonshëm, i papritur, i çuditshëm, i habitshëm, i pabesueshëm.
PARADOKSALÍSHT ndajf. Në mënyrë paradoksale. U kthye paradoksalisht në një njeri të shumëkërkuar. Paradoksalisht, sot të dënuar për krime lufte ka më shumë shqiptarë se serbë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARADODÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i disa ditëve më parë; disaditësh. Shqetësim i paralajmëruar në takimin e paradoditshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARADOJÁVSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i disa javëve më parë. Polemikat e paradojavshme për gjakun e shprishur të shqiptarëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARADOKÓHE ndajf. Pak kohë më parë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARADOKÓHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që ka ndodhur para pak kohe; që i përket një kohe të pakmëparshme. Ngjarje (ndodhi) e paradokohshme. Anëtari paradokohshëm i redaksisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARADÓKS,~I m. sh. ~E, ~ET libr. 1. Mendim që bie në kundërshtim me atë që dihet a që është pranuar përgjithësisht si e vërtetë; ide pak e çuditshme në vështrimin e parë, që duket …
Shfaq përkufizimin e plotë →PARADOMÚAJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i disa muajve më parë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARADOVJÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është i disa vjetëve më parë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë