Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PARABÍM/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT bujq. Bimë paraardhëse. Parabimë bishtajore (prashitëse). E përdorin si parabimë.
PARABIBLÍK,~E mb. Që ka ekzistuar a që ka ndodhur para se të shkruhej Bibla. Koha parabiblike. Traditat parabiblike.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARABILANCÓR,~E mb., fin. Që kryhet para se të bëhet bilanci.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARABÍNDJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Bindje të formuara ndaj dikujt a diçkaje para se ta njohësh nga afër. Parabindjet paraqesin pengesa jo të vogla. Emra abstraktë, si parabindje (gjuh.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARABIRNÍ,~A f. Të qenët i lindur i pari. Detyra e stërpleqve ishte e trashëgueshme sipas parabirnisë. (etnogr.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PARABIZANTÍN,~E mb. Që ka të bëjë me kohën para krijimit të Perandorisë bizantine. Shqiponja dykrerëshe është simboli më i përhapur qysh nga koha parabizantine.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë