Fjalori
PARA

PARÁ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Monedhë prej metali ose prej letre me një vlerëcaktuar, që e nxjerrqarkullim shteti nëpërmjet bankës dheshërben si masë e vlerës për shitjen e blerjen e mallrave; të holla. Para letër. Paravogla (të holla, të thyera, të shkoqura). Parathata para të vëna mënjanë. Para xhepi holla për shpenzimevogla, të përditshme. Para e bardha para e fituara me punëndershme. Parapista para të vëna nga droga, nga korrupsioni, nga prostitucioni etj. E ruan (e kursen) paranë. Bën para fiton shumë. Laj paratë i investoj diku paratë e pista, për të mos u zbuluar burimi i tyre. Theu (këmbeu) paratë. Nderi nuk blihet me para. (fj. u.). Njeriu bën paranë, jo paraja njeriun. (fj. u.). Para e bardhë për ditëzezë. (fj. u.).
2. vet. nj., ek. Mall i veçantë, që qarkullontrajtën e monedhave, i cili shpreh vlerën e të gjitha mallravetjera dhe shërben si ndërmjetës për shkëmbimin e tyre. Malli dhe paraja. Lindja e parasë. Njësia e parasë.
3. vet. nj., bised. Pasuri në të holla; kapital. Kishte paramadhe.
4. vjet. Monedhë turke e kohëssundimit osman me vlerën e një të dyzetës pjesë të groshit.
Sin.: lek, monedhë, të holla, mjet, xhep, kapital, kuletë.
S’bën dy (pesë) para (dikush a diçka) nuk vlen fare, s’ka asnjë vlerë; s’vlen një grosh; s’bën (s’vlen) as një dysh (diçka); nuk i bën (nuk i vlen) lëkura një para (dikujt). Nuk i bën (nuk i vlen) lëkura një para (dikujt) nuk vlen fare, nuk është i aftë a i çmuar për asgjë; s’bën dy (pesë) para (dikush). Ia bëri lëkurën për pesë (për dy) para (dikujt) s’i la gjë pa thënë, e fëlliqi a e turpëroi paratjerëve; e bëri për pesë (për dy) para (dikë); e bëri leckë (dikë); e bëri zhele (dikë); s’i la din e iman bised. E bëri për pesë (për dy) para (dikë) shih ia bëri lëkurën për pesë (për dy) para (dikujt). E blen belanë me para (dikush) e kërkon vetë një të keqe, e pëson nga koka e vet; e gjen siç e kërkon. Futet (hyn) pesë paragrosh (dikush) mospërf. ndërhyn atje ku nuk i takon, atje ku nuk e kërkon njeri; përzihetpunët e të tjerëve; do që të gjendet edhe ai në muhabet, edhe kur s’e përfill njeri; fut hundët (hundën). I hodhi paratë në *erë (dikush). Nuk ka (as) pesë (as dy) para mend (dikush) nuk ka mend fare, është mendjelehtë, nuk thellohet fare, i merr gjërat me lehtësi; s’ia pret (s’ia kap, s’ia rrok) mendja (dikujt). Kërkon *bela me para (dikush). E lidh paranë *nyjë (dikush). Para bakri mospërf. diçka me vlerëpakët ose fare pa vlerë; gjë që nuk ka vlerë. Sa para bën! nuk e vlentashti, ajo që u nuk zhbëhet, është e kotë e s’ka më vlerë; e keqja ka ndodhur, tashmë është vonë e s’ka dobi; ç’e do! Sa para i bën *lëkura (dikujt) iron. (Njihet) si paraja e kuqe (dikush) mospërf. e njohingjithë, bie në sy menjëherë, ka diçka që e dallon lehtë; (njihet) si kau balash. Për pesë para shumë lirë, gati falas; për një kafshatë bukë. Pesë (dy) para burrë (njeri). 1. Burrë me trupvogël e të imët, njeri shumë i shkurtër dhe i dobët; burrec; nuk ta mbush syrin (dikush). 2. Njeri pa rëndësi e pa vlerë; burrëcilit nuk ia var askush; pesë para gjë. Pesë para gjë. 1. Diçka fare e vogël; diçkaështë shumë pak. 2. Njeri me trupshkurtër e të imët; burrec; nuk ta mbush syrin (dikush); pesë (dy) para burrë (njeri). (U zunë) për pesë para spec u zunë për diçka fare pa rëndësi, për diçka shumëvogël, për hiçmosgjë; (u zunë) për bishtin e dhelprës; (u zunë) për mustaqet e Çelos; (u zunë) për mjekrën e qoses; (u zunë) për të bardhat e laraskës; (u zunë) për një lëkurë lepuri; e lagu s’e lagu (bishtin dhelpra). Pesë para (dy groshë) *oka mospërf. Me pesë paraxhep. 1. Me shumë pak para. 2. Me diçka farevogël; pa pasuri; pa mjetet e duhura.

PARA

PÁRA (e) f. sh. ~, ~T (të) 1. Ajoështëkrye të një pune, të një veprimtarie a të një grupi njerëzish; ajoudhëheq a drejton një punë.
2. Ajo që ka arritjet më të mira në një punë a që delkrye të një gare; ajoështë më e zonja, më e afta se të tjerat. E para e klasës.
3. Gjellë (si supa, makaronat etj.) që hahetfillimdrekës a të darkës përpara gjellës kryesore a të dytë.
4. vet. nj. Fillimi i një pune, kreu. Nisen nga e para. E shpjegoi edhe një herë nga e para.
5. pari.
Sin.: fillim, së pari, zanafillë, krye.

PARA

PÁRA ndajf. Përpara. Eci (bëri) para. U ul para. Bëri një hap para. Iu vuri bukën para. Mos i dil para. Para-marsh! komandë, e cila jepet që të nisë ecjen një njeri ose një grup njerëzish, të vënërresht për stërvitje etj. Mos i dil fjalës para. (fj. u.).
Vetë para e vetë pas fillikat i vetëm, pa njeri tjetër; pa asnjë shoqëri.

PARA

PÁRA pj. Përdoretbashku me pjesëzat mohuese nuk, s’, mos për të zbutur pak kuptimin e foljes, me të cilën lidhet. S’para i pëlqente nuk i pëlqen edhe aq. Nuk para sheh nga sytë nuk sheh aq mirë. S’para bën nuk është aq i përshtatshëm sa duket. Mos para e ngacmoni (e përkëdhelni)! mos e ngacmoni (e përkëdhelni) edhe aq shumë! Mos para i dilni në sy! mos i dilni aq dendur para sysh!; përpiquni t’i dilni sa më pak para sysh!


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: PAREM
PAREM

PÁR/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. Shkoj përpara, përparoj. U parëngjithë bashkë.


Rezultate të ngjashme

PARA- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përbëra e të përngjitura që u përgjigjet kuptimeve të ndajfoljeve përpara e para dhe shërben për të formuar:a) emra p.sh.: parabimë, para…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARACÉN mb. 1. Që është i pakët nga trupi e me tipare jo të rregullta. 2. Që është me të meta trupore, i gjymtuar, i sakatosur. I mbeti paracen në qoshe. 3. I pafuqishëm fizikisht.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARADÉJ ndajf. Pesë ditë më parë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARADHÉ,~U m. Dheu i parë, dhe i të parëve, atdheu i të parëve.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARÁD/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Parakalim i trupave ushtarake dhe i mjeteve luftarake, zakonisht me rastin e një feste. Paradë ushtarake. Paradë ajrore. Uniformë parade. Si në paradë.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Qyp i madh. I mbushi parakët me vaj ulliri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARÁK,~E mb. 1. Primitiv.2. I parëlindur. 3. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit. Paraku im.Sin.: i parë, primitiv, i vjetër, i parëlindur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARANÍ,~A f. sh. ~, ~TË etnogr. Dërrasë e vendosur buzë vatrës për të mos lënë përhapjen e zjarrit a të hirit.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PÁRAS ndajf. Më parë, më herët. E takoi aty paras.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PARA/VË vep., ~VÚRA, ~VË́NË kal. 1. E vë para; parashtoj. Paranyjëzimi, d.m.th. formimi i fjalëve të reja (mbiemra e emra) bëhet duke i paravënë trajtës së pjesores një nyjë të për…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.