Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAR/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) 1. Ajo që është në krye të një pune, të një veprimtarie a të një grupi njerëzish; ajo që udhëheq a drejton një punë. E para e valles. Kë keni të parë këtu?
2. Ajo që ka arritjet më të mira në një punë a që del në krye të një gare; ajo që është më e zonja, më e aftë se të tjerët. E para e kursit (e klasës).
♦ E para e punës në radhë të parë, së pari; kryesorja.
PÁR/Ë,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) 1. Ai që është në krye të një pune, të një veprimtarie a të një grupi njerëzish; ai që udhëheq a drejton një punë. I pari i shtëpisë (i fisit, i fshatit). I pari i valles (i muhabetit). Kë keni të parë këtu? Ku ka shumë të parë, puna s’ecën mbarë. (fj. u.). Mos u bëj i parë në shtëpi të huaj! (fj. u.).
2. Ai që ka arritjet më të mira në një punë a që del në krye të një gare; ai që është më i zoti, më i aftë se të tjerët. I pari i klasës (i ekipit).
3. vet. sh. Stërgjyshërit, breza, më të vjetër. Të parët tanë. Zakonet e të parëve. Na e kanë lënë të parët.
4. Ai që është i parë në një radhë etj. Të parët që shurdhohen janë kambanaxhinjtë. (fj. u.).
5. vet. sh. vjet. Krerët e vendit, parësia. Të parët e vendit.
✱Sin.: kreu, kryesues, drejtues, lider, udhëheqës, udhërrëfyes, paraardhës, paranik, stërgjysh, katragjysh, parësi, pari.
♦ Çaj *rrugën (udhën) (i pari). Lëshon *brezin (i pari) (dikush). Nuk e merr vesh (nuk e njeh) i pari të dytin (diku) është rrëmujë e madhe diku; s’merret vesh ç’bëhet; s’e njeh qeni të zotin; (u bë) merre ta marrim; u bë pazar; (është) “ik të ikim”; (është) dasmë minjsh; kape laro prite balo! tall.; tartari e merr vesh! Nuk e pa i pari të dytin (diku) ikën me vrap e në rrëmujë të madhe të gjithë nga frika, u shpërndanë në panik pa pritur njëri-tjetrin e pa e ditur për ku.
PÁRË,~T (të)I [PÁR/Ë,~IT (të)] as. 1. Veprimi kur shoh; shikim, vështrim. Një të parë diçka ndryshe, reagoi. Me të parë anijen, iu afrua bregut. Nuk ngopej së pari të bijën. Të parët me sy kritik.
2. Perceptimi i dritës a i pamjeve me anë të shqisave të syve; mundësia dhe aftësia për të parë objektet a imazhet dhe gjithë botën që na rrethon me anë të syrit (mbizotëron trajta të parit). Syri është organ i të parit. Shfaq çrregullime të të parit. Fusha e të parit. Iu dobësua të parët.
3. Pamja, ana e jashtme e dikujt a e diçkaje; dukja. I bukur në të parë. Nga të parët është e mirë. Mos e shih nga të parët!
✱Sin.: shikim, sy, pamje, vështrim, dukje.
♦ Me të parë e me të bërë si të paraqiten rrethanat, sipas gjendjes konkrete, si të jenë punët, si ta shohim, shohim e bëjmë.
PÁRË (i, e) mb. 1. Që i përgjigjet numrit një në një varg njerëzish a sendesh, në një radhë a renditje në një klasifikim etj.; që është në krye të një radhe frymorësh, sendesh e dukurish të një lloji, që nuk ka tjetër para vetes; kund. i fundit. Radha e parë. Klasa e parë. Java e parë e muajit. Dita e parë e shkollës. E pa i pari. Lufta e Parë Botërore. Shkolla e parë shqipe. Fëmija i parë. Dashuria e parë. Për herë të parë. Veta e parë (gjuh.). Barazim i gradës së parë (mat.). Fjalën i madhi ta marrë i pari, ujin i vogli ta pijë i pari. (fj. u.).
2. Që vjen në krye, që del më parë nga të tjerët, që shfaqet në fillim; që i takon periudhës fillestare, i kreut, i fillimit; i hershëm. Lulet e para. Dallëndyshet e para. Zogjtë e parë. Ngricat e para. Muajt e parë. Kohët e para. Periudha e parë e sëmundjes. Gjumi i parë. Rinia e parë rinia e hershme. Doli i pari. Erdhi e para.
3. Që është më i rëndësishmi, që qëndron në krye të të tjerëve, që zë vendin kryesor. Kujdesi i parë... Kërkesa e parë. Qëllimi i parë... Krushku i parë (etnogr.).
4. Që është më i domosdoshmi, themelor. Detyrë e dorës së parë.
5. Që është i cilësisë më të mirë ose më i mirë se çdo tjetër në llojin e vet; shumë i mirë. Hotel i kategorisë së parë. Verë e cilësisë së parë. Jemi të parët. E para nga të parat ajo që është shumë e mirë.
6. muz. Që luan pjesën kryesore, që është kryesori në ekzekutimin e një vepre muzikore. Violina e parë. Zëri i parë.
7. Që ka lidhje gjaku me një tjetër nga xhaxhai a halla ose nga daja a tezja, që nga lidhjet e afrisë vjen menjëherë pas vëllait ose pas motrës. Kushërinj të parë. Kushërira të para.
8. Që është në gjendje fillestare, që nuk është përpunuar, që nuk është ndryshuar etj. Lënda e parë.
9. Që është si në fillim, ashtu si duket, pa hyrë në thellësi, i sipërfaqshëm. Përshtypja e parë. Në shikimin (në vështrimin, në pamjen) e parë. Nga të dhënat e para.
10. Që nuk ka marrë trajtën përfundimtare a të plotë, paraprak. I është dhënë dora e parë. Ndihma e parë (mjek.) ndihma paraprake, ndihma e shpejtë.
11. Fillestar e i thjeshtë, elementar. Njohuritë e para. Shprehitë e para. Rregullat e para.
12. Që i përket një kohe shumë të vjetër, shumë i lashtë; që i përket një të kaluare të largët. Në kohët e para. Njerëzit e parë. Zakonet e para.
13. I mëparshëm. Nuk e ka më zellin (vullnetin) e parë. S’është më lojtari i parë. Nuk është më gjendja e parë. S’është më ai i pari s’është më ai i mëparshmi ose ai që ishte në fillim, ka ndryshuar.
14. Që ka moshë më të madhe se një tjetër, më i moshuar, më i rritur. Është më i parë se unë. Kush vjen më i parë nga ju?
15. Që është më i afërt nga koha, që do të vijë pas pak kohe. Me rastin e parë. Me trenin (tragetin) e parë.
16. si em. m. e f. Sipas kuptimeve të mbiemrit.
✱Sin.: një, i hershëm, i lashtë, i vjetër, i moshuar, i largët, themelor, parësor, kryesor, i mirë, i përsosur, paraprak, zanafillës, fillestar, i mëparshëm, i thjeshtë, elementar, i sipërfaqshëm.
♦ *Avazi i parë. Bëj (hedh) *hapin e parë. Bëj *hapat e parë. Ka dalë në *plan të parë (diçka) libr. *Dallëndyshja e parë. I *dorës së parë. Me *fjalën e parë. (E priti) me *këmbët e para (dikë a diçka). Kur këndojnë *gjelat e parë. I *orës së parë (i orëve të para). Në *pamje të parë. *Pika e parë. Në *radhë të parë. Në *radhët e para (në rreshtat e parë). Në *shikim (në vështrim) të parë libr. Vë *gurin e parë (për diçka). Në *vijën e parë. *Violinë e parë libr.
PÁRË ndajf. 1. Në një kohë para së tanishmes (zakonisht me pjesëzën “më”); përpara. Më parë shumë kohë përpara, më përpara, dikur. Sa më parë sa më shpejt që të jetë e mundur; sa më herët. E dinte që më parë. Dy vjet më parë. Më parë se gjithë të tjerët. Dëgjoje më parë, pastaj përgjigju! Ec ngadalë, të arrish më parë. (fj. u.). Syri flet më parë se buza. (fj. u.).
2. bised. Pak kohë përpara, qëparë. Parë e pashë. Parë që këtu.
✱Sin.: përpara, qëparë, qëpari, dikur.
♦ Ka nxjerrë *këmbët më parë (dikush) tall. Një *orë (një sahat) e më parë.
PARËDHÉ,~U m. Dheu i të parëve për të larguarit në shekuj e të vendosur në një vend tjetër. Mendimet e poetit fluturonin te parëdheu. Fëmijëve të sapolindur ua kthejnë fytyrën nga …
Shfaq përkufizimin e plotë →PARË́NË (i, e) mb. Që nuk është i rënë; që nuk ka rënë. Mur (gardh) i parënë. Gjethe të parëna. Suva e parënë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁRËS/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pjesa e përparme dhe kryesore e një ndërtese, e një sendi etj.; balli. Parësja e shtëpisë. Parëset e xhaketës.✱Sin.: ballë, ballinë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PARËSÍ,~A f. 1. përmb. Paria. 2. Vlera e dikujt a e diçkaje në krye të gjithë të tjerëve a të tjerave, vendi i parë; përparësi. I jep parësinë dikujt a diçkaje. Ka parësinë.✱Sin.: …
Shfaq përkufizimin e plotë →PARËSÓR,~E mb., libr. 1. Që vjen përpara një tjetri dhe nuk varet prej tij, por mund ta përcaktojë atë ose mund ta ketë si rrjedhim a si pasojë (zakonisht në kundërvënie me “dytëso…
Shfaq përkufizimin e plotë →PARËTÍ,~A f., etnogr. 1. Vajtja e nuses për herë të parë te prindërit e vet pas martesës, pasi, të parë. Shkoi nusja në parëti. 2. Gostia që shtron vjehrri kur thërret dhëndrin për…
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁRËZ,~I m. zakon. sh. ~, ~IT Njerëz të nuses që shkelin për herë të parë në shtëpinë e dhëndrit. Po vijnë parëzit. Përcollëm (pritëm) parëzit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁRËZ,~A f. sh. ~A, ~AT Bleta mëmë, ama e bletëve, mbretëresha e bletëve.✱Sin.: mëmë, mbretëreshë, matkë, farje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁRËZ (i, e) mb. I parë (vihet vetëm para emrit). E parëza herë që e shoh.
Shfaq përkufizimin e plotë →PÁRËZ ndajf. 1. Pak kohë më parë. M’u morën mendtë parëz. 2. Në fillim, fillimisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë