Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAQETËSÚAR (i, e) mb. Që nuk është i qetësuar; i paqetësueshëm. Lufta i hapi plagë të reja në shpirtin e tij të paqetësuar.
PAQÉTË (i, e) mb. 1. Që ka lëvizje e zhurmë të vazhdueshme, që nuk ka qetësi, i zhurmshëm; kund. i qetë. Rrugë e paqetë. Vend i paqetë. 2. Që shoqërohet me shqetësime, me çrregulli…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAQETËSÍ,~A f. Të qenët i paqetë; mungesë qetësie. Shihej gjithandej një paqetësi acaruese.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAQETËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të qetësohet; që nuk mund të shuhet a të hiqet. Dhembje e paqetësueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë