Fjalori


Rezultate të ngjashme

PAQEBË́RËS,~I m. sh. ~, ~IT Ai që bën paqe. Paqebërës apo luftënxitës?

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAQÉJF (i, e) mb., bised. Që është pak i sëmurë, që është pa qejf, i pamundur.Sin.: i sëmurë, i pamundur, fuqiprerë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAQÉN/Ë,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Diçka e trilluar, ndodhi a gjë e shpikur nga mendja. Ka shpifur të paqena. Thoshte të qena e të paqena.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAQÉN/Ë,~I (i) m., bised., euf. Djalli, i papjesi.Sin.: djalli, i paudhi, i papjesi, qoftëlargu.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAQÉNË (i, e) mb. Që nuk është a nuk ka qenë ndonjëherë në të vërtetë, që nuk ka ndodhur në të vërtetë, i sajuar, i trilluar. Ngjarje (histori, ndodhi) e paqenë. Gjëra të paqena. F…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAQÉPUR (i, e) mb. Që nuk është i qepur; që nuk është qepur; kund. i qepur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAQÉSHUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i qeshur; që ka halle, që nuk i ecin punët mbroth, ndaj nuk është i gëzuar a i lumtur; buzëpaqeshur; kund. i qeshur. Erdhi në këtë botë duke qar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAQÉTHUR (i, e) mb. 1. Që nuk i ka qethur flokët; që i ka flokët të gjatë dhe duhet të qethet; që nuk janë prerë (për flokët), flokëgjatë; kund. i qethur. I paqethur dhe i parruar.…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAQÉTË (i, e) mb. 1. Që ka lëvizje e zhurmë të vazhdueshme, që nuk ka qetësi, i zhurmshëm; kund. i qetë. Rrugë e paqetë. Vend i paqetë. 2. Që shoqërohet me shqetësime, me çrregulli…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAQETËSÍ,~A f. Të qenët i paqetë; mungesë qetësie. Shihej gjithandej një paqetësi acaruese.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.