Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAPÚNË (i, e) mb. 1. Që endet kot pa bërë asnjë punë, që nuk ka me se të merret, i ngeshëm. Njeri i papunë.
2. Që nuk është në marrëdhënie pune, që nuk ka ose nuk gjen dot punë për të siguruar mjetet e nevojshme për jetesë. Njerëz (punëtorë) të papunë.
3. I kotë, që nuk sjell ndonjë dobi a përfitim. Punë të papuna.
✱Sin.: i papunësuar, i ngeshëm, endacak.
PAPUNËSÍ,~A f. 1. Të ndenjurit kot, pa bërë asnjë punë. Papunësia është nëna e të gjitha të ligave. (fj. u.). 2. Mungesa e punës për punëtorët ose për punonjësit; pamundësia e tyre…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPUNËSÚAR (i, e) mb. Që nuk është i punësuar; i papunë; kund. i punësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë