Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAPRÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i pritshëm; që nuk mund të pritet; kund. i pritshëm. Fluks i papritshëm turistësh. Eliminim i papritshëm i skuadrës kombëtare. Koment i papritshëm.
PAPRÍTMAS ndajf. Papritur. U nis (erdhi, iku) papritmas. U duk papritmas. Vdiq papritmas.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPRÍTMAZI ndajf. Papritmas. U zhduk papritmazi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPRITSHMËRÍ,~A f. Të qenët i papritshëm; vetia e diçkaje që është e papritshme. E keqja e tyre është shpejtësia, papritshmëria, vrulli i papërmbajtur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPRITÚR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ngjarje a dukuri që nuk e dimë ose nuk e parashikojmë si do të jetë (zakonisht me pasoja jo të mira); diçka e papritur. Të papriturat e rrugës. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPRÍTUR (i, e) mb. Që nuk dihej ose nuk pritej të ndodhte; që vjen në mënyrë të befasishme e të menjëhershme, që ndodh papritur; kund. i pritur. Takim i papritur. Sulm i papritur.…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPRÍTUR ndajf. Në mënyrë të papritur e të menjëhershme, befas; papandehur. Erdhi (iku) papritur. U sëmur papritur.✱Sin.: papritmas (papritmazi), papandehur, papandehurazi, pakujtu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë