Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAPRÉKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të preket nga askush, që mbrohet me ligj e me të gjitha forcat, i pacenueshëm, i shenjtë; kund. i prekshëm. Të drejta të paprekshme. Kufijtë janë të paprekshëm. Prona është e paprekshme.
2. Që ruhet për ta përdorur për qëllime të caktuara, që nuk harxhohet për nevojat e përditshme. Rezervë e paprekshme. Fond i paprekshëm (fin.).
3. I padhunueshëm. Person i paprekshëm (dipl.).
✱Sin.: i pacenueshëm, i padhunueshëm, i shenjtë, i pangashëm.
PAPRÉKMAS ndajf. Pa e prekur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPREKMËRÍ,~A f., libr. Paprekshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPREKSHMËRÍ,~A f. 1. Të qenët i paprekshëm; ruajtja e mbrojtja e diçkaje me ligj e me të gjitha forcat; kund. prekshmëri. Paprekshmëria e kufijve. Paprekshmëri territoriale. Papre…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPRÉKUR (i, e) mb. 1. Që nuk është prekur, i panisur, i pangarë, i pacenuar (për një gjellë, një gatesë etj.); kund. i prekur. Gjellë (bukë) e paprekur. Ëmbëlsirë e paprekur. 2. Q…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë