Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAPLOTSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i paplotshëm; vetia e diçkaje që është e paplotshme; mangësi; kund. plotshmëri. U vërejt paplotshmëri në raportim. Paplotshmëri në skedat individuale. Paplotshmëri e pandreqshme. Paplotshmëri e pandreqshme.
PAPLOTPJESËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., mat. Që nuk është i plotpjesëtueshëm; që nuk plotpjesëtohet; kund. i plotpjesëtueshëm. Numra të paplotëpjesëtueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPLÓTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i plotshëm; që nuk është i plotë; i cunguar; kund. i plogshëm. Lajmet ishin fort të paplotshme.2. fig. Që nuk është e mbushur me vepri…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPLÓTË (i, e) mb. Që i mungon diçka, që nuk është i plotë; i mangët; i cunguar; kund. i plotë. Listë e paplotë. Numër i paplotë (mat.) numër që ka edhe pjesë të dhjeta, të qindta …
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPLOTËSÍ,~A f., libr. Të qenët i paplotë, paplotshmëri; kund. plotësi. Paplotësi e përsëritur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPLOTËSÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është plotësuar tërësisht, i paplotë; kund. i plotësuar. Vend i paplotësuar. Shumë e paplotësuar. 2. Që nuk është mbushur me shkrim, i bardhë; kund…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPLOTËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të plotësohet a të arrihet; kund. i plotësueshëm. Dëshirë (ëndërr) e paplotësueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë