Fjalori


Rezultate të ngjashme

PAPLOTPJESËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., mat. Që nuk është i plotpjesëtueshëm; që nuk plotpjesëtohet; kund. i plotpjesëtueshëm. Numra të paplotëpjesëtueshëm.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAPLOTSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i paplotshëm; vetia e diçkaje që është e paplotshme; mangësi; kund. plotshmëri. U vërejt paplotshmëri në raportim. Paplotshmëri në skedat individ…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAPLÓTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i plotshëm; që nuk është i plotë; i cunguar; kund. i plogshëm. Lajmet ishin fort të paplotshme.2. fig. Që nuk është e mbushur me vepri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAPLÓTË (i, e) mb. Që i mungon diçka, që nuk është i plotë; i mangët; i cunguar; kund. i plotë. Listë e paplotë. Numër i paplotë (mat.) numër që ka edhe pjesë të dhjeta, të qindta …

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAPLOTËSÍ,~A f., libr. Të qenët i paplotë, paplotshmëri; kund. plotësi. Paplotësi e përsëritur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAPLOTËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të plotësohet a të arrihet; kund. i plotësueshëm. Dëshirë (ëndërr) e paplotësueshme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.