Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAPJESËTÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të ndahet në pjesë, i pandashëm; që nuk mund të pjesëtohet pa mbetje me një tjetër (për një numër). Detyrim i papjesëtueshëm. Numër i papjesëtueshëm (mat.).
PAPJÉSI (i) m., bised., euf. Djalli, qoftëlargu.✱Sin.: djalli, shejtani, qoftëlargu, i papjesi, i paudhi, mospastëpjesi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPJÉSI (i) m. Djalli, i papjesi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPJÉSË (i, e) mb. Që nuk e ka marrë pjesën e vet, që ka mbetur pa pjesë kur është ndarë diçka. Mbeti i papjesë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPJESËTÚAR (i, e) mb. Që nuk është i pjesëtuar; që nuk është ndarë në pjesë. Pasuri e papjesëtuar. Fitime (të ardhura) të papjesëtuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPJESËTUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i papjesëtueshëm; pamundësia e një numri për t’u pjesëtuar me një tjetër pa mbetje. Papjesëtueshmëria e numrave (mat.).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë