Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAPJEKURÍ,~A f. 1. Gjendja e organizmit të njeriut që nuk ka arritur zhvillim të plotë; kund. pjekuri. Papjekuri fizike (mendore). Papjekuri seksuale.
2. fig. Të qenët i papjekur, vetia e atij që është i papjekur; mungesë e zhvillimit të plotë trupor e mendor, e njohurive themelore dhe e përvojës së duhur nga jeta; shkallë e ulët e pjekurisë, cektësi; kund. pjekuri. Papjekuri politike. Papjekuri në mendime. Shenja papjekurie. Tregoi papjekuri. Flet (sillet, gjykon) me papjekuri.
✱Sin.: cektësi, mendjelehtësi, foshnjëri, kalamallëk, axhamillëk.
PAPJEKURÍSHT ndajf. Në mënyrë të papjekur, me papjekuri; kund. pjekurisht. U soll shumë papjekurisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPJÉKUR (i, e) mb. 1. Që nuk është pjekur në zjarr dhe nuk është bërë gati për t’u ngrënë; që ka mbetur pa u pjekur mirë, i gjallë; kund. i pjekur. Mish i papjekur. Bukë e papjeku…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPJÉKUR,~A (e) f. zakon. sh. ~A, ~AT (të) Fjalë të pamenduara dhe të papeshuara mirë. Thoshte të pjekura e të papjekura.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë