Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAPÉSHË (i, e) mb. 1. Që nuk rëndon, që ka peshë shumë të lehtë. Trup i papeshë. Lëndë e papeshë.
2. fig. Që nuk është i matur në veprime e në gjykime; që i thotë fjalët pa i peshuar, i pamatur. Burrë i papeshë.
3. fig. Që nuk i dëgjohet fjala, që nuk ka rëndësi a autoritet në shoqëri. Njeri i papeshë.
✱Sin.: i lehtë, i pamatur, i parëndësishëm, i pafuqishëm, i papërfillshëm.
PAPESHËSÍ,~A f. 1. Të qenët i papeshë, mungesë peshe; të qenët shumë i lehtë. 2. fig. Mosvlerësim. I maste të tjerët me papeshësi.3. fig. Të qenët i lehtë, të qenët fluid. Papeshës…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPESHKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i peshkueshëm, që nuk mundëson peshkim. Rezervat (lumë) i papeshkueshëm. 2. fig. Që nuk mund të joshet me dredhi a tinëzisht. Njeri…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPESHÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është i peshuar (për një mall etj.); që nuk është peshuar; kund. i peshuar. Mall i papeshuar. E mori në dorëzim të papeshuar. 2. fig. Që bëhet pa u m…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPESHÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të peshohet a të vlerësohet; kund. i peshueshëm.2. fig. Që ka shumë vlerë. Fjala e tij ishte e papeshueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë