Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAPARASHIKUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i paparashikueshëm; vetia e diçkaje që është e paparashikueshme; mungesë parashikueshmërie; kund. parashikueshmëri.
PAPARÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Fotograf që ndjek njerëz të shquar a figura publike për t’u bërë fshehtas fotografi e për t’i shitur ato në gazeta, në revista etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARAGJÝKÚAR (i, e) mb. Që nuk është i paragjykuar; kund. i paragjykuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARAMENDÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë pa ndonjë qëllim të caktuar, që nuk është bërë me paramendim; kund. i paramenduar. Vrasje e paparamenduar. 2. Që nuk është menduar mirë që…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARAPÁRË (i, e) mb. I paparashikuar; kund. i paraparë. Shpenzime të paparapara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARAPÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i parapashëm. Rreziqe të paparapashme. Infeksione (epidemi, pandemi) të paparapashme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARAQÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i paraqitshëm; jo tërheqës, i pahijshëm; kund. i paraqitshëm. Njeri i paparaqitshëm.2. Që nuk mund të paraqitet para një grupimi nje…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARAQÍTUR (i, e) mb. Që nuk është paraqitur diku; kund. i paraqitur. Dokumente (prova, kërkesa) të paparaqitura. Garues (aplikues) të paparaqitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARASHIKÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk pritej të ndodhte a të shfaqej, i papritur; kund. i parashikuar. Pengesa (vështirësi) të paparashikuara. Takim i paparashikuar. 2. Që nuk ishte p…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARASHIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i parashikueshëm; mund të parashikohet; i paparashikuar; kund. i parashikueshëm. Pasoja të paparashikueshme. Ndryshime të paparashik…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARASHKRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që nuk është i parashkrueshëm; kund. i parashkrueshëm. Padia negatore e paparashkrueshme. Karakteri i paparashkrueshëm i padisë së kërkim…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë