Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAPARAMENDÚAR (i, e) mb. 1. Që është bërë pa ndonjë qëllim të caktuar, që nuk është bërë me paramendim; kund. i paramenduar. Vrasje e paparamenduar.
2. Që nuk është menduar mirë që më parë; që është bërë me nxitim e pa e shoshitur mirë me kohë. Veprim i paparamenduar.
✱Sin.: rastësor, çastor, i papritur.
PAPARÁC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Fotograf që ndjek njerëz të shquar a figura publike për t’u bërë fshehtas fotografi e për t’i shitur ato në gazeta, në revista etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARAGJÝKÚAR (i, e) mb. Që nuk është i paragjykuar; kund. i paragjykuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARANYJËZÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i paranyjëzueshëm; që nuk mund të paranyjëzohet; kund. i paranyjëzueshëm. Pjesore e paparanyjëzueshme pjesore, përgjithësisht e një…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARAPÁRË (i, e) mb. I paparashikuar; kund. i paraparë. Shpenzime të paparapara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARAPÁSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i parapashëm. Rreziqe të paparapashme. Infeksione (epidemi, pandemi) të paparapashme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARAQÍTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk është i paraqitshëm; jo tërheqës, i pahijshëm; kund. i paraqitshëm. Njeri i paparaqitshëm.2. Që nuk mund të paraqitet para një grupimi nje…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARAQÍTUR (i, e) mb. Që nuk është paraqitur diku; kund. i paraqitur. Dokumente (prova, kërkesa) të paparaqitura. Garues (aplikues) të paparaqitur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARASHIKÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk pritej të ndodhte a të shfaqej, i papritur; kund. i parashikuar. Pengesa (vështirësi) të paparashikuara. Takim i paparashikuar. 2. Që nuk ishte p…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARASHIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i parashikueshëm; mund të parashikohet; i paparashikuar; kund. i parashikueshëm. Pasoja të paparashikueshme. Ndryshime të paparashik…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPARASHKRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb., drejt. Që nuk është i parashkrueshëm; kund. i parashkrueshëm. Padia negatore e paparashkrueshme. Karakteri i paparashkrueshëm i padisë së kërkim…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë