Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAPAGÁ/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JTË 1. zool. (lat. Psittacus) Zog i vendeve të nxehta me sqep të verdhë, të gjatë e të kthyer nga poshtë, me pupla shumëngjyrëshe, që ka aftësi të shqiptojë fjalë duke imituar njeriun. Papagall i gjelbër (i kuq). Pendë papagalli. Zë papagalli. Mëson si papagall mëson përmendesh, në mënyrë mekanike. E përsërit si papagall.
2. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje papagajsh: Papagalli ballëbardhë (lat. Amazona albifrons). Papagalli ballëkuq (lat. Poicephalus gulielmi, Ara rubrogenysa). Papagalli ballëverdhë (lat. Poicephalus flavifrons). Papagalli bishtgjatë (lat. Cyanoramphus). Papagalli bishtkuq (lat. Amazona brasiliensis). Papagalli bishtshkurtër (lat. Graydidaschus brachyurus). Papagalli çafkëkuq (lat. Purpureicephalus spurius). Papagalli çafkëmurrmë (lat. Pionopsitta haematotis). Papagalli i gjelbëremë (lat. Anodorhynchus glaucus). Papagalli i hirtë (lat. Psittacus erithacus). Papagalli me kaçule (lat. Melopsittacus undulatus). Papagalli këngëtar (lat. Geoffroyus heteroditus). Papagalli kokëbardhë (lat. Amazona leucocephala). Papagalli kokëkaltër (lat. Pionus menstruus). Papagalli kokëverdhë (lat. Amazona oratrix). Papagalli kokëzi (lat. Pionites melanocephala). Papagalli krahëkaltër (lat. Neophema chrysostoma; Ara macarana). Papagalli krahëkuq (lat. Aprosmictus erythropterus). Papagalli krahëpraruar (lat. Brotogeris chrysopterus). Papagalli krahëzi (lat. Agapornis taranta, Halopsittaca melanolis). Papagalli me kreshtë (lat. Nymphicus hollandicus). Papagalli larosh (lat. Gypopsitta vulturina). Papagalli i parajsës (lat. Psephotopus pulcherrimus). Papagalli perandorak (lat. Amazona impcrialis). Papagalli qafëkuq (lat. Amazona arausiaca). Papagalli qafëzi (lat. Agapornis svindernianus).Papagalli sqepkuq (lat. Pionus sordidus). Papagalli sqepmadh (lat. Tanygnathus megalorhynchus). Papagalli sqeptrashë (lat. Rhynchopsil ta pachyrhyncha). Papagalli sqepverdhë (lat. Amazona collaria). Papagalli xhuxh (lat. Micropsitta pusio). Papagalli i ylbertë (lat. Trichoglossus haematodus). Papagalli i zi (lat. Coracopsis nigra). Papagalli i zymbylit (lat. Anodorhynchus hyacinthus).
3. fig., mospërf. Ai që flet a përsërit në mënyrë mekanike fjalët e një tjetri, pa u thelluar në ato që thotë.
4. fig. Ai që është kthyer në një vegël qorre të dikujt.
5. tek. Mjet pune që ka formën e sqepit të papagallit. Çelës papagall (tek.).
PAPAGALLÍM,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Veprimi kur papagalloj ose kur papagallohet diçka. 2. Përsëritje a riprodhim, zakonisht me gojë, e diçkaje në mënyrë mekanike dhe pa ia ditur kuptim…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPAGALLÍT (PAPAGALLIS) vep., ~A, ~UR jokal. Papagalloj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPAGALLÍTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur papagallit; papagallim.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPAGALLÍTËS,~E mb. Që papagallit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPAGALLNÁJ/Ë,~A f. Fjalënajë, thashethemnajë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PAPAGALL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PAPAGALLÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPAGALL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR fig., kal. Përsërit a riprodhoj, zakonisht me gojë, diçka në mënyrë mekanike dhe pa ia ditur kuptimin.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPAGÁLLÇE ndajf. Si papagall, mekanikisht; pa ia ditur kuptimin. Këndonte papagallçe. I shqiptonin papagallçe të gjitha parullat.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë