Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAPËRGJÉGJSHËM ndajf. Në mënyrë të papërgjegjshme; pa përgjegjësi. Fliste (vepronte) papërgjegjshëm.
PAPËRGJÉGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. drejt. Që nuk ka përgjegjësi për një vepër penale, sepse nuk ka qenë i vetëdijshëm për rëndësinë e saj ose nuk ka mundur të kontrollojë veprimin a mosveprimin për shkak të sëmundjes psikike ose të zhvillimit mendor të metë; kund. i përgjegjshëm. Person i papërgjegjshëm.
2. Që nuk ndjen asnjë lloj përgjegjësie për sjelljen e për veprimet e veta, që nuk e ka fare ndjenjën e përgjegjësisë; kund. i përgjegjshëm. Drejtues (nëpunës, administrator) i papapërgjegjshëm.
3. Që punon shkel e shko, që nuk e ka fare a e ka të dobët ndjenjën e përgjegjësisë; që shpërdoron detyrën ose vlerat materiale; i pandërgjegjshëm; kund. i përgjegjshëm. Njerëz të papërgjegjshëm.
4. Që është bërë shkel e shko; që bëhet pa ndjenjën e përgjegjësisë; kund. i përgjegjshëm. Punë e papërgjegjshme. Veprime të papërgjegjshme. Hap (qëndrim) i papërgjegjshëm.
✱Sin.: i pavetëdijshëm, i pandërgjegjshëm, i pakujdesshëm, i pakujdes.
PAPËRGATÍTUR (i, e) mb. 1. Që nuk është bërë gati për t’u përdorur, për t’u shfrytëzuar etj. (për një vegël, një mjet etj.); që nuk është gatuar ende (për një gjellë etj.); kund. i…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPËRGJÁKUR (i, e) mb. Që nuk është i përgjakur. Shpëtoi i papërgjakur. Nuk ka pëllëmbë tokë të papërgjakur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPËRGJEGJSHMËRÍ,~A f., libr. 1. Të qenët i papërgjegjshëm, qëndrim i papërgjegjshëm, papërgjegjësi; kund. përgjegjësi, përgjegjshmëri. Papërgjegjësi morale (materiale). Papërgjegj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPËRGJEGJSHMËRÍSHT ndajf., libr. Duke vepruar a duke u sjellë me papërgjegjshmëri. Spekulonte papërgjegjshmërisht dhe pa baza. Luante papërgjegjshmërisht me jetën e tjetrit.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPËRGJEGJËSÍ,~A f. Papërgjegjshmëri; kund. përgjegjësi. Papërgjegjësi morale (materiale). Papërgjegjësi vetjake.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPËRGJÚEGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i përgjueshëm; që nuk mund të përgjohet. Telefon (celular) i papërgjueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPËRGOJÚAR (i, e) mb. Që nuk është përgojuar, i papërfolur; kund. i përgojuar. Njeri i papërgojuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPËRGËNJESHTRÚAR (i, e) mb. Që nuk është i përgënjeshtruar; i pakundërshtuar, i pakontestuar; kund. i përgënjeshtruar. Akuzë (klauzolë) e papërgënjeshtruar.✱Sin.: i pakundërshtuar…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAPËRGËNJESHTRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i përgënjeshtrueshëm; që nuk mund të përgënjeshtrohet; kund. i përgënjeshtrueshëm. Fakt historik i papërgënjeshtrueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë