Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PANUMËRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që është në sasi të madhe sa nuk mund të numërohet; i pallogaritshëm. Sende të panumërueshme.
✱Sin.: i pallogaritshëm, i panjehsueshëm, i panumërt.
PANÚMËRT (i, e) mb. Që është në numër shumë të madh a në sasi shumë të madhe, që nuk ka të numëruar; i pambarim. Libra të panumërt. Zogj të panumërt. Ushtri e panumërt. Heroizma të…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANUMËRTÚAR (i, e) mb. Që nuk është i numërtuar; që nuk i është vënë numri; kund. i numërtuar. Pemë të panumërtuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANUMËRÚAR (i, e) mb. Që nuk është numëruar; kund. i numëruar. Vota (kuti) të panumëruara.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANUMËRÚESHMËRÍ,~A f. Të qenët i panumërueshëm; vetia e diçkaje që është e panumërueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë