Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PANORÁM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Pamja e natyrës që na rrok syri zakonisht kur ndodhemi në një vend të lartë, pamja para nesh; peizazh i gjerë. Panoramë madhështore. Panorama e qytetit. Panoramë e maleve (e detit).
2. Tablo e madhe e varur në mur ose pikturë e madhe në mur, e cila përmban pamje të dukshme nga natyra, nga një qytet etj. Panoramë dimri. Panoramë nga Durrësi.
3. fig. Paraqitja e përgjithshme e dukurive a e çështjeve të një fushe; vështrim tërësor, pamje. Panoramë e plotë (e përgjithshme). Dha një panoramë të punës.
✱Sin.: peizazh, pamje, tablo, paraqitje, parashtrim.
PANORAMÉKS,~I m., mjek. Grafi e përgjithshme e gojës, për të parë gjendjen shëndetësore të dhëmbëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANORAMÍK,~E mb., libr. 1. Që ka pamje të bukur natyrore. Vend panoramik. 2. spec. Që rrok gjithë pamjen përqark, që përfshin gjithë pamjen rreth e rrotull. Dylbi panoramike. Tunel…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANORAMÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur panoramoj ose kur panoramohet diçka. Panoramimi i letërsisë bashkëkohore. Panoramimi i aksidenteve ajrore (rrugore, detare).
Shfaq përkufizimin e plotë →►PANORAM/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e PANORAMÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANORAM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Filmoj a pikturoj një peizazh e një pamje nga natyra. Panoramoi peizazhin e bregdetit (e malit të Sharrit, e rrafshit të Dukagjinit).2. fig. Bëj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANORAMÓR,~E mb., libr. Panoramik.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANORAMÚES,~E mb., libr. Që panoramon, që bën panoramën e diçkaje. Vështrim panoramues. Paraqitje panoramuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë