Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PANGOPËSÍ,~A f. 1. Lakmi e madhe për të ngrënë a për të pirë, grykësi e madhe, makutëri; të qenët i pangopshëm. Pangopësi prej ujku. Hante me pangopësi.
2. fig., keq. Vetia e njeriut që nuk ka të ngopur me diçka, lakmi e madhe për pasuri e mall; pangopshmëri. Pangopësia për fitime. I shtyrë nga pangopësia.
✱Sin.: pangopshmëri, pangopje, gopësi, panginjësi, grykësi, makutëri, babëzi, lakmi, tamah, tamahqarllëk, llupësi, shtirë, makutëri, babëzi, uri.
PANGOPËSÍSHT ndajf., libr. Me uri e lakmi të pashuar, si i pangopur. Hante pangopësisht.✱Sin.: babëzisht, makutërisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANGÓPJ/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pangopësi, pangopshmëri. Pangopje me pushtetin. Pasurim deri në pangopje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANGOPSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pangopshëm; vetia e diçkaje që është e pangopshme, mungesë ngopshmërie, pangopësi. Pangopshmëri e frikshme. Pangopshmëri për fitime. Pangopshmë…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANGÓPSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që ha e pi pa masë, që nuk ka të ngopur kurrë, makut, grykës. 2. fig., keq. Që nuk është i kënaqur asnjëherë me atë që ka ose me atë që ka arritur; …
Shfaq përkufizimin e plotë →PANGÓPUR,~IT (të) as. Mosngopje, grykësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANGÓPUR,~I (i) m. sh. ~Ë, ~ËT (të) 1. Ai që nuk është ngopur, ai që do ende të hajë a të pijë, i uritur. I pangopuri i pangopur mbetet! (fj. u.). 2. Ai që nuk i ka plotësuar nevoj…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANGÓPUR (i, e) mb. 1. Që nuk është ngopur, që do ende të hajë a të pijë, i uritur; kund. i ngopur. Njeri i pangopur. Hante si i pangopur. 2. fig. Që nuk i ka plotësuar nevojat me …
Shfaq përkufizimin e plotë →PANGÓP/ËM (i), ~ME (e) mb. I pangopshëm, i pangopur, i pangishëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë