Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PANDRYSHÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të ndryshojë; që nuk ndryshon, që mbetet ashtu siç është, i qëndrueshëm; kund. i ndryshueshëm. Nen (ligj, paragraf) i pandryshueshëm. Kushte të pandryshueshme. Parim i pandryshueshëm. Temperaturë e pandryshueshme. Sasi e pandryshueshme.
2. gjuh. Që nuk merr trajta të ndryshme gramatikore, që nuk lakohet a nuk zgjedhohet; kund. i ndryshueshëm (për disa pjesë të ligjëratës). Pjesët e pandryshueshme të ligjëratës.
✱Sin.: i palëvizshëm, i patundshëm i qëndrueshëm, i patjetërsueshëm, i ngurtë, i paapelueshëm, i pandërrueshëm, i pakthyeshëm, i vijueshëm, i palakueshëm, i paeptueshëm, i pandjeshëm.
PANDRÝRË (i, e) mb. Që nuk është i ndryrë; që nuk është ndryrë. Mendime të pandryra.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDRÝSHKSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk zë ndryshk; që nuk e ha ndryshku, i paoksidueshëm; kund. i ndryshkshëm. Metal (çelik) i pandryshkshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDRÝSHKUR (i, e) mb. Që nuk ka zënë ndryshk, që nuk është mbuluar me ndryshk; kund. i ndryshkur. Hekur i pandryshkur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDRYSHÚAR (i, e) mb. Që nuk ka ndryshuar; kund. i ndryshuar. Qëndrim i pandryshuar. Orar i pandryshuar i fluturimeve. Inflacion i pandryshuar. Formacion i pandryshuar i skuadrës …
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDRYSHUESHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pandryshueshëm; vetia e diçkaje që është e pandryshueshme; kund. ndryshueshmëri. Pandryshueshmëria e kushteve.✱Sin.: patjetërsueshmëri, qën…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë