Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PANDRÉQUR (i, e) mb. 1. Që nuk i janë rregulluar pjesët e prishura a të dëmtuara, që nuk është ndrequr; kund. i ndrequr. Rrugë e pandrequr. Kompjuter (skaner, printer, fotokopjues) i pandrequr.
2. Që nuk i janë ndrequr gabimet e të metat (për diçka të shkruar). Faqe të pandrequra. Tekst i pandrequr.
PANDREQSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pandreqshëm; vetia e diçkaje që është e pandreqshme; parregullueshmëri. Pandreqshmëri në marrëdhëniet politike ndërshtetërore.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDRÉQSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është prishur a është dëmtuar dhe nuk mund të ndreqet më; që nuk vlen më për punë; kund. i ndreqshëm. Orë e pandreqshme. Celular (tablet) i pand…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë