Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PANDÉH vep., ~A, ~UR 1. kal. E quaj për dikë a për diçka, e marr për..., e kujtoj. E pandehu për të vëllanë. E pandehte për njeri të mirë. Ç’më pandeh ti mua? E pandehën për të vdekur.
2. kal. (zakon. me mohim). Nuk e pres diçka prej dikujt, më vjen e papritur. Nuk e pandehja prej tij. E gjetsh nga mos e pandefsh! (mallk.).
3. jokal. Mendoj, kujtoj; më duket, kam përshtypjen. Pandehu se kishte të drejtë. Pandeh se do t’i lutem?! Mos pandeh se do të kthehet!
✱Sin.: kujtoj, quaj, di, marr, mendoj, kujtoj, besoj, duket, them, vlerësoj, pres.
♦ E *gjetsh nga mos e pandehsh! mallk.
►PANDÉH/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Besohet. As mund të pandehet një gjë e tillë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDÉHJ/E,~A f. 1. Veprimi kur pandeh ose kur pandehet diçka. 2. Pandehmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDÉHM/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Pandehje, hamendje.✱Sin.: hamendje, hamendësim, pandehje, hipotezë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDÉHUR (i, e) mb. Që nxirret përpara gjyqit për faje e veprime të kundërligjshme. E morën të pandehur.✱Sin.: i akuzuar, i paditur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDÉHUR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) drejt. Ai që nxirret përpara gjyqit për faje e veprime të kundërligjshme. Në bankën e të pandehurve. Pyetja e të pandehurit.♦ Ulem (vihem) në *ba…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDÉHUR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) drejt. Ajo që nxirret përpara gjyqit për faje e veprime të kundërligjshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë