Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PANDËRMJÉTSHËM ndajf., libr. Në mënyrë të pandërmjetme, drejtpërdrejt.
✱Sin.: drejtpërdrejt, pandërmjetueshëm.
PANDËRMJÉTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i ndërmjetshëm; i drejtpërdrejtë; kund. i ndërmjetshëm.
✱Sin.: i drejtpërdrejtë, i menjëhershëm, i pandërmjetëm, i pandërmjetësueshëm.
PANDËRGJÉGJ/E,~JA f. Mungesë ndërgjegjeje; pandërgjegjësi; kund. ndërgjegje. Jetonte (vepronte) në pandërgjegje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRGJÉGJE (i, e) mb. I pandërgjegjshëm. Krimet e njerëzve të pandërgjegje. Do t’u shfaqej protagonistëve politikë të tranzicionit shqiptar si një hije mundonjëse në mendjen e ty…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRGJEGJSHMËRÍ,~A f., libr. 1. Të qenët i pandërgjegjshëm, vetia e njeriut të pandërgjegjshëm; mungesë ndërgjegjshmërie; kund. ndërgjegjshmëri. 2. Mungesa e aftësisë për të kupt…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRGJEGJSHMËRÍSHT ndajf. Në mënyrë të pandërgjegjshme, me pandërgjegjshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRGJÉGJSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk ndien përgjegjësi morale për atë që bën, që i mungon ndërgjegjja, që vepron a punon pa ndërgjegje; kund. i ndërgjegjshëm. Njeri (nëpunës…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRGJEGJËSÍ,~A f., libr. Pandërgjegjshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRGJEGJËSÍSHT ndajf., libr. Në mënyrë të pandërgjegjshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRLIKÚAR (i, e) mb. Që nuk është i ndërlikuar; që nuk është ndërlikuar; i thjeshtë. Shtatzëni e pandërlikuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRLIKÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i ndërlikueshëm; që nuk mund të ndërlikohet; kund. i ndërlikueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRMJETÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i ndërmjetueshëm; që nuk mund të ndërmjetohet.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRMJÉT/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që lidhet me diçka pa ndërmjetësinë e ndonjë hallke tjetër; që kryhet pa ndërmjetësinë e dikujt a të diçkaje, i drejtpërdrejtë; kund. i ndërmjetëm…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRMJETËSÍ,~A f. Mungesë ndërmjetësie; kund. ndërmjetësi. Parimi i pandërmjetësisë (drejt.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRMJETËSÚAR (i, e) mb. Që nuk është i ndërmjetësuar; që nuk ndërmjetësohet; kund. i ndërmjetësuar. Takim i pandërmjetësuar. E vërtetë e pandërmjetësuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRMJETËSÚESHËM ndajf. Duke mos ndërmjetësuar; drejtpërdrejt, pandërmjetshëm. Lidhet pandërmjetësueshëm me ngjarjet e Luftës Antifashiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRMJETËSÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i ndërmjetësueshëm; që nuk mund të ndërmjetësohet; i pandërmjetshëm. Komunikim i pandërmjetësueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRPRÉRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i ndërprershëm. Furnizim i pandërprershëm me energji elektrike.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRPRÉRSHËM ndajf. Në mënyrë të pandërprershme, pandërprerë. Të kujdesemi pandërprershëm për edukimin dhe arsimimin e fëmijëve. Reaktori furnizohet pandërprershëm me energji el…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRPRÉRË (i, e) mb. 1. Që zgjat në hapësirë a në kohë pa ndërprerje; që përsëritet pa pushuar; i vazhdueshëm; kund. i ndërprerë. Vijë e pandërprerë. Varg i pandërprerë. Shtresë …
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRPRÉRË ndajf. Në mënyrë të vijueshme, pa ndërprerje; herë pas here e rregullisht; gjithnjë, vazhdimisht. Punon pandërprerë. Rritet pandërprerë. Përsëritej pandërprerë.✱Sin.: v…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRRÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është zëvendësuar me diçka tjetër të re, më të mirë etj.; kund. i ndërruar. Vaj (alkool) i pandërruar (mek.). Ujë i pandërruar ujë i ndenjur. 2. Që …
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRRUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pandërrueshëm; vetia e diçkaje që është e pandërrueshme; pandryshueshmëri; kund. ndërrueshmëri. Pandërrueshmëri e testeve (ars.). Pandërrueshmëri e…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRRÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk mund të zëvendësohet me një tjetër të afërt me të; që nuk mund të këmbehet me diçka tjetër; jo i ndërrueshëm; i pakëmbyeshëm; kund. i ndër…
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRVÁRUR (i, e) mb. Që nuk është në lidhje varësie të ndërsjellë me dikë a me diçka tjetër; kund. i ndërvarur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PANDËRZÝER (e) mb. Që nuk ka marrë cjap, që nuk është ndërzyer; i pathërpyer; kund. i ndërzyer. Dhi (kafshë) të pandërzyera.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë