Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAMÍSH (i, e) mb. 1. Që nuk ka shumë mish në trup, i dobët, i ligët, i thatë; që ka shumë kockë e pak mish (për një thelë mishi). Fëmijë i pamish. I dhanë një brinjë të pamish.
2. Që nuk ka shumë tul, që e ka bërthamën të madhe e tulin të paktë (për kokrrat e disa pemëve). Kumbull (thanë) e pamish. Ca vadhëza të pamish.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë