Fjalori


Rezultate të ngjashme

PAMENDUESHMËRÍSHT ndajf. 1. Pa u menduar. Ishin hedhur në luftë pamendueshmërisht.2. Duke mos u marrë dot me mend. Pamendueshmërisht i largët (i çartur, i vështirë).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMÉND (i, e) mb. 1. Që gjykon e vepron pa mend në kokë, që nuk i mendon mirë ato që thotë e që bën. Njeri i pamend. 2. Që është bërë pa e menduar mirë; që është bërë nga një njeri…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMÉNDJ/E,~A f. 1. Mungesë mendjeje a kujdesi; pakujdesi, nxitim. E rrëzoi pamendja. 2. Marrëzi.Sin.: pakujdesi, nxitim, marrësi, çmenduri.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMÉNDSH,~E mb., fig. I pamend.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMENDÚAR,~IT (të) as. Mungesë e të menduarit për të peshuar një veprim, për të vepruar drejt e saktë për një çështje të ndërlikuar etj. Nga të pamenduarit dalin shumë të këqija.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMENDÚAR (i, e) mb. Që nuk është menduar a nuk është peshuar mirë që më përpara, i nxituar; kund. i menduar. Punë (vepër) e pamenduar. Veprime të pamenduara. Fjalë e pamenduar. Ha…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMENDÚESHM/E,~JA (e) f. sh. ~E, ~ET (të) Ajo që nuk mund të mendohet. Ndodhi e pamendueshmja!

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMENDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të mendohet; kund. i mendueshëm. Opsion i pamendueshëm (dipl.).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMENDËRÍ,~A f. Pamendësi.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMENDËSÍ,~A f. 1. Mungesë mendësie. Pamendësi shkatërruese. Pamendësia e pakmendësia e njerëzve. 2. Pamençuri. Indoktrinimi është pamendësi!

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.