Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAMENDÚESH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk mund të mendohet; kund. i mendueshëm. Opsion i pamendueshëm (dipl.).
PAMÉND (i, e) mb. 1. Që gjykon e vepron pa mend në kokë, që nuk i mendon mirë ato që thotë e që bën. Njeri i pamend. 2. Që është bërë pa e menduar mirë; që është bërë nga një njeri…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMÉNDJ/E,~A f. 1. Mungesë mendjeje a kujdesi; pakujdesi, nxitim. E rrëzoi pamendja. 2. Marrëzi.✱Sin.: pakujdesi, nxitim, marrësi, çmenduri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMÉNDSH,~E mb., fig. I pamend.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMENDÚAR,~IT (të) as. Mungesë e të menduarit për të peshuar një veprim, për të vepruar drejt e saktë për një çështje të ndërlikuar etj. Nga të pamenduarit dalin shumë të këqija.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMENDÚAR (i, e) mb. Që nuk është menduar a nuk është peshuar mirë që më përpara, i nxituar; kund. i menduar. Punë (vepër) e pamenduar. Veprime të pamenduara. Fjalë e pamenduar. Ha…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMENDÚESHM/E,~JA (e) f. sh. ~E, ~ET (të) Ajo që nuk mund të mendohet. Ndodhi e pamendueshmja!
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMENDUESHMËRÍ,~A f. Të qenët i pamendueshëm. Pamendueshmëria e veprimeve. Vjen nga pamendueshmëria.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMENDUESHMËRÍSHT ndajf. 1. Pa u menduar. Ishin hedhur në luftë pamendueshmërisht.2. Duke mos u marrë dot me mend. Pamendueshmërisht i largët (i çartur, i vështirë).
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMENDËRÍ,~A f. Pamendësi.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMENDËSÍ,~A f. 1. Mungesë mendësie. Pamendësi shkatërruese. Pamendësia e pakmendësia e njerëzve. 2. Pamençuri. Indoktrinimi është pamendësi!
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë