Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAMBÚK,~U m. 1. bot. (lat. Gossypium) Bimë barishtore njëvjeçare e vendeve të ngrohta, me gjethe pëllëmbore që kthehen nga rrezet e diellit, me lule të mëdha e të verdha, e cila bën një boçe vezake me shumë fara të veshura me fije të gjata si push i bardhë. Ara me pambuk. Boçe pambuku. Farat e pambukut. Vaj pambuku vaj nga farat e kësaj bime. Bërsi pambuku bërsi nga farat e kësaj bime. Pambuk fijegjatë. Pambuk fijehollë. Pambuk fijetrashë. Pambuk hidrofil. Pambuk shumëvjeçar. Pambuk kirurgjik (obserbues).
2. bot. Pjesë e parë e emërtimeve për disa lloje pambuku: Pambuk i egër bimë barishtore, e ngjashme me pambukun, e cila rritet në toka të rënda të mbjella me bimë që prashiten dhe i dëmton këto. Pambuku amerikan (lat. Gossypium hirsutum) pambuku i kreshpët. Pambuku barishtor (lat. Gossypium herbaceu). Pambuku i Brazilit (lat. Gossypium brasiliense). Pambuku i egër (lat. Abutilon theophrasti, Gomphocarpus fruticosus) liri i Indisë. Pambuku egjiptian (lat. Gossypium barbadense). Pambuku kaçubor (lat. Gossypium neglectum). Pambuku kinez (lat. Gossypium arboretum). Pambuku lisnor (lat. Gossypium arboretum). Pambuku i kreshpët pambuku amerikan. Pambuk organik pambuk pa kimikat a i pamodifikuar gjenetikisht.
3. Tërësia e fijeve të bardha nga boçat e kësaj bime, që pastrohen nga farat dhe përdoren për të bërë penj, në mjekësi etj. Pambuk çeltik. Deng pambuku. Fije (penj) pambuku. Basmë (pëlhurë, batanije) pambuku. Çorape pambuku. Fustan (triko) pambuku. I vuri pambuk plagës.
4. Lëndë e ngurtë që punohet lehtë a që është në formë fijesh të holla. Pambuk guri (min.) asbest. Pambuk xhami (qelqi) (tek.) lëndë prej fijesh të holla xhami, që përdoren për veçim, lesh xhami.
♦ E bëri pambuk (dikë) shih ia zbuti kurrizin (dikujt). Shkel në pambuk (dikush) e ka punën fare të lehtë; jeton në rehati, jeta me të tregohet e butë. Të vret me pambuk (dikush) të bën ta kuptosh gabimin e të pendohesh me të butë, duke të qortuar lehtë e me të mirë ose duke ta sjellë fjalën larg e larg; të vret me pupël.
PAMBUKÍM,~I m. 1. Veprimi kur pambukoj ose kur pambukohem.2. Mbjellja e një are me pambuk.3. fig. Qortim me fjalë të buta.4. fig. Zbutja e dikujt me të mirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBÚKJ/E,~A f., bot., kopsht. Lloj sallate, e mbarështuar në kopsht, marule. Mblodhi një dorë pambukje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBÚKJE mb. 1. Shumë i butë; pambukor. 2. bot. Që është një lloj sallate. Sallatë pambukje (Lactuca sativa) marule.
Shfaq përkufizimin e plotë →►PAMBUK/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Më bie inati, zbutem. 2. pës. e PAMBUKÓJ.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBUK/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E mbjell me pambuk një arë.2. fig. E qortoj a godas dikë më fjalë të buta. 3. fig. E zbus me të mirë dikë që i ka hipur inati.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBUKÓR,~E mb. 1. Që ka të bëjë me pambukun, që është mbjellë me pambuk. Pleshti pambukor i ullirit (bot.). Breshkëza pambukore e agrumeve. 2. Shumë i butë. Sallatë pambukore. 3. …
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBUKÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Arë e mbjellë me pambuk. Punuan në pambukore. 2. Xhaketë, e mbushur përbrenda me pambuk. Veshi (hoqi) pambukoren. 3. bot. Sëmundja që u bie disa pe…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBUKT/Ë,~A (e) f. kryes. sh. ~A, ~AT (të) Stof a pëlhurë pambuku; rrobë e bërë me stof a pëlhurë pambuku. Larja e të pambuktave. Mban të pambukta. Të leshtat dhe të pambuktat.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBÚKTË (i, e) mb. Që është punuar ose është endur me fije pambuku; që është bërë prej stofi a prej pëlhure të endur me fije pambuku. Batanije e pambuktë. Çorape të pambukta. Këmi…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBUKÚAR (i, e) mb. 1. Që është mbjellë me pambuk. Fusha të pambukuara.2. Që është zbutur, që i ka rënë inati. Krejt i pambukuar tashmë.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë