Fjalori
PAMBROJTSHËM

PAMBRÓJTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk i ka kushtet e domosdoshme për ta mbrojtur; që nuk mundmbrohet, që s’ka se si të mbrohet; kund. i mbrojtshëm. Vend (pozicion) i pambrojtshëm.
2. Që nuk u qëndron dot fakteve e arsyetimeve; që nuk është i mbështetur e i argumentuar mirë; kund. i mbrojtshëm. Tezë e pambrojtshme. Pohim (mendim) i pambrojtshëm.
Sin.: i paargumentuar, i paarsyetuar, i pambrojtur.


Rezultate të ngjashme

PAMBRÓJTJ/E,~A f. Mungesë mbrojtjeje. Mbeti mishërim i keqardhjes, i mërzisë dhe i pambrojtjes.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMBRÓJTJE (i, e) mb. 1. Që nuk ka njeri për ta ndihmuar e për t’i dalë krah. Njeri i pambrojtje.2. Që është i detyruar t’i përballojë vetë vështirësitë e të papriturat e jetës. Gr…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMBROJTSHMËRÍ,~A f. Të qenët i pambrojtshëm; vetia e diçkaje që është e pambrojtshme; kund. mbrojtshmëri. Pambrojtshmëria e një teze (e një pretendimi).

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMBRÓJTUR (i, e) mb. 1. Që nuk është i mbrojtur; që është i papërgatitur për të përballuar një sulm; që nuk ka armë për të kundërshtuar dhunën; kund. i mbrojtur. Vend i pambrojtur…

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMBRÓJË (i, e) mb. I pambrojtur. Ishte krejt e pambrojë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

PAMBROTHËSÍ,~A f. Mungesë mbrothësie; kund. mbrothësi. E vuante pambrothësinë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.