Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAMBARÍM (i, e) mb. 1. Që nuk i duken kufijtë, i pakufishëm, i pafund. Hapësirë e pambarim. Det i pambarim.
2. Që duket sikur nuk ka të mbaruar, i pafund. Lumë (varg) i pambarim njerëzish.
3. Që zgjat në kohë sa duket sikur nuk do të mbarojë kurrë, i pafund. Bisedë e pambarim. Mbledhje e pambarim.
4. vet. sh. Që janë në numër shumë të madh e përsëriten vazhdimisht, të shumta, të pafund. Kërkesa të pambarim. Vizita të pambarim.
✱Sin.: i pambarimtë, i pafund, i panumërt, i pakufishëm, i paanë, i pasosur.
PAMBARIMÍSHT ndajf., libr. 1. Pa mbarim. Kohë pambarimisht e gjatë. Rritet (zgjatet) pambarimisht. Zmadhoj (zvogëloj) pambarimisht. 2. mat. Në mënyrë të pafundme; pafundësisht. Mad…
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBARÍMTË (i, e) mb. I pambarim. Bisedë e pambarimtë. Proces i pambarimtë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBARIMËSÍ,~A f. Të qenët i pambarim. Rruga provokonte me pambarimësinë e saj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBÁR/E,~JA f. Mbrapshti.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBÁRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. I pambarë, pambarësh. Punë e pambarshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBÁRSUR (e) mb., veter. Që nuk është e mbarsur; që nuk është mbarsur; kund. i mbarsur. Kafshë e pambarsur.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBÁRTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që nuk është i mbartshëm; që nuk mund të mbartet; kund. i mbartshëm. Sovraniteti i vendit është i pandashëm, i patjetërsueshëm dhe i pambartshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBARÚAR (i, e) mb. 1. Që nuk është mbaruar, që ka mbetur pa u përfunduar; që nuk është punuar deri në fund; kund. i mbaruar. Shtëpi (ndërtesë) e pambaruar. 2. Që është ndërprerë …
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBÁRË (i, e) mb. Që nuk është i mbarë; i prapë, ters; kund. i mbarë. E kishte burrin të pambarë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMBÁRËSH,~E mb. 1. I pambarë, jo i mbarë. 2. fig. I paturp.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë