Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PAMËSHÍRSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që sillet e vepron kundrejt të tjerëve pa mëshirë, që s’ka mëshirë, mizor, i egër; i rreptë; kund. i mëshirshëm. Njeri i pamëshirshëm. Shfrytëzues (sundues) të pamëshirshëm. Të jemi të pamëshirshëm me armiqtë.
2. Që bëhet me rreptësi a me ashpërsi, pa përfillur pasojat e rënda. Luftë e pamëshirshme. Përleshje e pamëshirshme. Sulm i pamëshirshëm. Shfrytëzim i pamëshirshëm.
3. Që bëhet pa asnjë lëshim e zbritje, i ashpër, i egër. Fjalë të pamëshirshme.
✱Sin.: i pamëshirë, i pazemër, mizor, çnjerëzor, i egër, i pashpirt, i pazemër shpirtmizor, shpirtegër, shpirtqen, shpirtkazmë, shpirtgur, shpirtashpër, zemërgur, zemërtharë, zemërqen, shtazarak, gjakpirës, gjakësor, gjakatar, i ashpër, i rreptë, sadist, mizor, barbar, kasap, shtazë, ujk, hienë, xhelat, xhahil, shkatërrimtar, tërbuar.
PAMËSHÍRSHËM ndajf., libr. Pa pikë mëshire. Sillej pamëshirshëm. Mbërriti zymtas e pamëshirshëm.
PAMËSHIRSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i pamëshirshëm; shpirtegërsi. Pamëshirshmëri ekstreme (skajore). Perceptohet si pamëshirshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMËSHÍRË (i, e) mb. I pamëshirshëm. Njeri i pamëshirë. Luftë e pamëshirë.
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMËSHIRËSÍ,~A f. sh. ~, ~TË Të qenët i pamëshirshëm; mungesë mëshirësie, vetia e diçkaje që është e pamëshirë. Fluturimet e Kryeministrit me avion taksi janë pamëshirësi (pub.).
Shfaq përkufizimin e plotë →PAMËSHÚAR (i, e) mb. Që nuk është i mëshuar; që nuk është trashur (për shkrimin), jo bold; kund. i mëshuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë