Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PALÓDHUR (i, e) mb. 1. Që nuk di ç’është lodhja; që punon vazhdimisht me këmbëngulje e pa u lodhur. Njeri i palodhur. Mbledhës i palodhur i fjalës shqipe. Është treguar i palodhur.
2. Që bëhet vazhdimisht me këmbëngulje e pa i përfillur vështirësitë. Me punë të palodhur.
PALODHSHMËRÍ,~A f., libr. Të qenët i palodhshëm ose i palodhur; vetia e diçkaje që është e palodhshme. Fëmijët treguan palodhshmëri dhe dëgjueshmëri gjatë lojës.
Shfaq përkufizimin e plotë →PALODHSHMËRÍSHT ndajf., libr. Pa u lodhur, pa e përfillur lodhjen.
Shfaq përkufizimin e plotë →PALÓDHSHËM ndajf. Pa u lodhur. Fliste palodhshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →PALÓDHSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që nuk di ç’është lodhja, i palodhur; kund. i lodhshëm. Punëtor i palodhshëm. 2. Që nuk të sjell lodhje, i lehtë; kund. i lodhshëm. Punë e palodhshm…
Shfaq përkufizimin e plotë →PALODHËSÍ,~A f. Palodhshmëri.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë