Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PÁLLTO,~JA f. sh. ~, ~T 1. Veshje prej stofi të trashë, e gjatë deri në gju dhe me mëngë, e cila kopsitet përpara dhe mbahet sipër rrobave të tjera. Pallto dimri. Pallto fëmijësh (grash, burrash). Stof për pallto. Veshi (hoqi) pallton. Ngriti jakën e palltos.
2. tek. Copë llamarine, e prerë në trajtë katërkëndëshi a trapezi, e cila përbën faqen anësore të një ene, të një kove etj. Palltoja e kovës (e kazanit, e enës).
♦ E hoqi (e tërhoqi) nga palltoja (dikë) e mori me zor, e detyroi të shkojë me të; i kujton a i kërkon diçka me ngulm; e kapi (e zuri) për palltoje. E kapi (e zuri) për palltoje (dikë) nuk e la të qetë derisa ia plotësoi një punë a një kërkesë, nuk iu nda, iu qep; e hoqi (e tërhoqi) nga palltoja; e kapi (e zuri) për këmishe; e kapi (e zuri) për mënge. Pallto e vjetër 1. Njeri i shkuar në moshë. 2. Ai, të cilit i ka kaluar koha.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë