Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PALLÁV/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT bised. Fjalë të kota e të zbrazëta, dokërr, gjepur. Flet (thotë) pallavra. Janë të gjitha pallavra! Humbin kohën me pallavra.
✱Sin.: gjepur, dokërr, broçkull, profkë, përrallë, dërdëllitje, llomotitje, përrallisje, gëzhdallë, kopallë, gërbule, kaçkaritje, bërdokull.
♦ Shet pallavra (dikush) shih shet dëngla (dikush).
PALLAVËRÍ,~A f. Të qenët pallavër; pallavër, dokërr, gjepur. I kishte lodhur kjo pallavëri e përditshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PALLAVÉSH,~I m. sh. ~Ë, ~ËT mospërf. 1. Ai që i ka veshët të mëdhenj, veshllapush. 2. fig. Ai që nuk e kupton menjëherë diçka, njeri i trashë nga mendja.
Shfaq përkufizimin e plotë →PALLAVÉSH,~E mb. 1. Që i ka veshët të mëdhenj, veshllapush. Djalë pallavesh.2. Që nuk e kupton menjëherë diçka, i trashë nga mendja.✱Sin.: veshmadh, veshgjatë, veshgomar, veshvarur…
Shfaq përkufizimin e plotë →PALLAVÉSH vep., ~A, ~UR kal. E qëlloj dikë me pëllëmbë; pallangjesh. Ia pallaveshi turinjve.
Shfaq përkufizimin e plotë →PALLAVÉSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET mospërf. 1. Ajo që i ka veshët të mëdhenj, veshllapushe. 2. fig. Ajo që nuk e kupton menjëherë diçka, e trashë nga mendja.
Shfaq përkufizimin e plotë →PALLAVÉSHJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pallavesh dikë; pallangjeshje.
Shfaq përkufizimin e plotë →PALLAVRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur pallavroj.
Shfaq përkufizimin e plotë →PALLAVR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., jokal. Them pallavra; bëj thashetheme.
Shfaq përkufizimin e plotë →PALLAVRÚES,~E mb. Që thotë pallavra.
Shfaq përkufizimin e plotë →PALLAVRÚES,~I m. sh. ~, ~IT Ai që thotë pallavra.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë