Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
PALARÉ,~JA f. sh. ~, ~TË 1. Dërrasë e gjerë, e rrumbullakët dhe e lëmuar, mbi të cilën tëhollin petët e lakrorit, të byrekut etj., qer. Tëhollnin në dy palare njëherazi.
2. Pjatë e madhe dhe e nderë; tepsi a tavë prej balte. Një palare me mish (me gjellë).
3. fet. Pjatë me grurë të zier, që e çojnë në kishë besimtarët ortodoksë dhe ua ndajnë njerëzve për të përkujtuar një të vdekur.
✱Sin.: qer, tajer, qehën, pjatë, tepsi, tavë, parkë.
PALÁRË (i, e) mb. 1. Që nuk është larë me ujë e sapun a me ndonjë lëndë tjetër; i ndotur, i fëlliqur; kund. i larë. Me duar të palara. Me fytyrë të palarë. Rroba të palara. Enë (pjata) të palara.
2. Që nuk është larë me lëndë kimike (për filmat). Film i palarë.
3. fig. Që nuk i është kthyer të zotit ose atij të cilit i takon; i pashlyer. Borxh i palarë. Detyrimi palarë. Gabim (faj) i palarë.
✱Sin.: i ndotur, i fëlliqur, fëlliqash, i papastër, pis, i pistë, palavan, palavaq, palavojkë, morrash, i pashlyer, i pandërruar, i pazhvilluar, i pakallajisur, i papaguar.
PALARÉC,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pjatë e sheshtë; kund. kupec. Palarec druri (panje).
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë